“Xibraka” - Rama: SPAK ta thotë “o unë kam trafikant kokaine në familje”, ose gojës së madhe të B-së së vogël i duhet vënë proteza

16 Maj 2024, 22:33Politika TEMA
“Xibraka” - Rama: SPAK ta thotë “o unë kam trafikant

Kryeministri Rama thotë se rihapja e hetimeve për dosjen e Xibrakës është një lajm i mirë. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kryeministri Rama thotë se duhet të konfirmohet nëse është kallëzim i rremë ai i kreut të grupit parlamentar të PD-së lidhur me përfshirjen e vëllait të tij në këtë dosje.

Më tej, Rama ka thënë se duhet që SPAK-u ta thotë nëse “ai ka një trafikant kokaine në familjes”, ose siç e thotë ai “gojës së madhe të BE-së së vogël i duhet vënë proteza”.

Blendi Fevziu: Deklaruat për çështjen e Gazment Bardhit dhe akuzën ndaj vëllait tuaj se nuk u mor parasysh, ndërkohë Bardhi ka deklaruar 2 ditë më parë se SPAK ka rihapur hetimet në lidhje me këtë dosje.

Edi Rama: Rihapja e hetimeve ishte lajmi më i mirë që unë mund të merrja. Tani ka edhe një detaj të vogël që duhet të konfirmohet kallëzimi. Të konfirmohet kallëzimi sepse ky “zotëria Çingia” është i kallëzuar për kallëzim të rremë. Janë 2 aty në SPAK, është kjo dhe kallëzimi për të për kallëzim të rremë dhe jam i lumtur që gjëja është futur në rrugën e drejtësisë dhe SPAK-u ta thotë, o unë kam një trafikant kokaine në familje, ose kjo goja e madhe e B-së së vogël i duhet vënë proteza nga drejtësia, një nga këto të dyja. Këtu nuk mund të ketë edhe kështu, edhe ashtu. Këtu, ose njëri, ose tjetri duhet të përgjigjen para drejtësisë.

4 Komente

  1. O
    O njeri o tjetri ne burge

    E thjeshte kjo histori ose Olsi Rama ne burge per trafik ose Bardha e Kavajes ne burge per shpifje dhe deshmi te reme , kjo lloje maskarade genje genje genje se diçka do ngelet duhet te mari funde .

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      ahahahahahahahah sa provoko ky i gjati me orgazem per Bardhen Edo kuc anej mor se sa nigjo byth Bardha laget direkt

      Përgjigjjuni
    2. M
      Malo

      Ska dyshim se gjithcka ekonomikishte luan permese Qeverise e me rekomandim te saje,pra kryeminister nuk jame une.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trotski

        Duhet qe Drejtesia ti shkoje deri ne Fund ngjarjeve te tila te ndyra.Rikujtoj qe elemente si Salianji(Babale) ,Gaz Surrat Bytha (Pjerin Xhuvani) dhe kjo e Xibrakes duhet te analizohen hollesisht dhe denimet te jene realisht Pra keta Lloje Homos NonSapiens duhet te dalin nga Mejdani i Politikes ,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje