Edi Rama zbulon për herë të parë mesazhin që i dha Erion Veliajt pasi doli nga SPAK

16 Maj 2024, 22:30Politika TEMA
Edi Rama zbulon për herë të parë mesazhin që i dha

Kryeministri Edi Rama zbulon për herë të parë në emisionin Opinion mesazhin që i dha kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit doli nga SPAK më 30 Prill 2024.

Kreu i qeverisë u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse bisedoi me Veliaj për akuzat që ky i fundit bëri në adresë të disa gazetarëve pas përfundimit të dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme.

Kryeministri bëri të ditur se Erion Veliajt i tha që kishte bërë gabim me deklaratën sulmuese ndaj gazetarëve.

Rama theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij që nuk mbron politikisht asnjë zyrtar të përfshirë në akte korruptive.

Blendi Fevziu: Ai ishte fjalimi juaj dhe adresimi juaj një mesazh për Erion Veliajn? Shumë media e kanë lexuar të tillë.

Kryeministri Edi Rama: Po çfarë janë këto mo. Po pse mo çfarë janë mediat?

Blendi Fevziu: Mediat këtë punë kanë të analizojnë mesazhet e tua.

Kryeministri Edi Rama: Mesazhet për Erion Veliajn unë i kam të thjeshta fare, i kam një tekst, një telefonatë, një takim. Që unë nuk mbroj…

Blendi Fevziu: Nuk mbron askënd? Ju thatë vetëm Zahon nuk lë të hidhet…

Kryeministri Edi Rama: More zotëri këtë e kam thënë 1000 herë dhe 1000 herë e kam përsëritur.. Unë jam ndryshe Fevzi, ky është thelbi, dhe ju nuk doni ta pranoni ok nuk doni ta pranoni. Jam ndryshe.

Blendi Fevziu: Si ndryshe?

Kryeministri Edi Rama: Jam ndryshe. Unë ato gjëra që them i mendoj. Nuk them një tjetër dhe mendoj..

Blendi Fevziu: Meqë kishe një mesazh të shkurtër apo vetëm një tekst apo telefon me Veliajn, a i the gjë për qëndrimin që ai mbajti duke akuzuar një sërë gazetarësh pasi doli nga SPAK?

Kryeministri Edi Rama: Po i thashë.

Blendi Fevziu: Çfarë i thatë?

Kryeministri Edi Rama: Gabim shumë i madh.

Blendi Fevziu: Pse?

Kryeministri Edi Rama: Sepse unë personalisht kam pasur shumë herë reagime ndaj mediave, por nuk kam sulmuar kurrë një me emër, një person, sepse sulmet ad ominan nuk janë sulme të denja për këdoqoftë që ka një funksion të lartë dhe që ka një raport që lidhet me rolin e tij institucional.

15 Komente

  1. E
    Erion Veliaj gaboi

    E.Veliaj gaboi ne ate interviste , nuk i lejohet nje personalitet qe pretendone te te kapi postin e kryeministrit , duhesh nje pergjigje dipllomatike .

    Përgjigjjuni
    1. r
      redaktori

      Mesazhet për Erion Veliajn unë i kam të thjeshta fare, i kam një tekst, një telefonatë, një takim. Që unë nuk mbroj… per ta qethur fjalimin e rames nga fjalet e panevojshme

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Ke faj ti o kryeminister Rama qe shkon te nje gazetar apo moderator muti siç eshte Blendi Fevziu.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sufllaqe falas

          Ramazoni e ka hudh fikun ka vu gonxhen ne ven te fikut

          Përgjigjjuni
          1. E
            ERTV

            O artist, pikturist ! Me të vërtetë, ke bërë këtë bisedë me Lali çerin??? Ore tek ky emisioni i përrallave me Fantomasin... A është Fevziu ai që tregon "përralla" apo ti ???

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arsen

              po ca gazetari thote ky se keta jane te gjithe biznesmena

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tani

                mire ua beri se tha te verteteb. veliaj tha ate qe e dine te gjithe dhe nuk e thote njeri se duan ta mbajne mire

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hasani

                  jam me veliajn ne kete rast duhet bere nje vetting dhe ne media se po te numerohen shtepite e tyre, do na duken ato te gjyqtareve gjera te vogla

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sufllaqe falas

                    Si e bleu Veliu vilën te Kodra e diellit komshi me like floririn damianin ku m2 kushton 4 mije euro Duhet veting ne politikë para se gazetari ben biznes se po të jetë ashtu si thua ti top qenefi Klani etj duhen mbyllur

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Sokol

                    Po lali nuk tha asnje emer, ata u zbuluan vete hahahaha

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Luli

                      Lali kishte te deejte qe permendi emrat kujtdo qe kerkon favore te paligjshme, pse u dogji Baton Udbashit, Fundo veshos, dhe Ylli Rakise? se keta jane biznesmene jo gazetare

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kris

                        I tha, vidh po me lezet si une.

                        Përgjigjjuni
                        1. m
                          maks

                          Hahaha, ky kari i gjate nuk sulmoka gazetaret? Po Ambrezian e Syrit qe e nxorri jashte nga salla dhe e ndaloi me muaj te tere ne konferencat e shtypit? Dava shkerdhatash qe drejtojne shtetin e deleve albaneze.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Agime Malltezi

                            Edi Rama ( Vin Llapa) zbulon I pari, per here te pare, ne vend te pare, qe mikropenisi I tij ska qene kurre funksional, por nje atavizëm aksidental. Kjo qetesoi Ymerin per vertetesine e investigimit shterues te tij ne lidhje me atesine e ...princit regjent flokekuq

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              M.B

                              Ky kryeminister nuk ka lene medie pa share dhe blere 90% te mediave ky eshte nje mashtrus ordiner

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje