
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ka folur për garën elektorale në Bashkinë e Tiranës dhe veçanërisht për kandidatin Belind Këlliçi.
Meta ka debatuar me Ylli Rakipin lidhur me premtimin e Këlliçit për "autobus falas", ndërkohë që gazetari e ka pyetur se përse kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", nuk flet për oligarkët, kullat dhe pastrimin e parave.
Ylli Rakipi: Zoti Këlliçi ishte në emisionin tim dhe e kam pyetur, a mund të më shpjegosh, një nga kazuset e opozitës që janë oligarkët, i thashë që keni targetuar oligarkinë, por kush janë këta oligarkë? Ai tha pse më provokon. Ky nuk donte të fliste. Propozimet e tij janë populiste. I mungon denoncimi i problemeve të mëdha, oligarkisë, kullave, pastrimi i parave dhe ka dalë me propozimin e autobusëve falas. Tani ka dalë për autobus falas në fshat....
Ilir Meta: Pastrimin e parave nuk e ka drejtpërdrejt ai.
Ergys Mërtiri: Duhet thënë. Kush janë njerëzit që bëjnë ndërtimet? Kush janë ortakët e Edi Ramës?
Ylli Rakipi: Po që të merrni vota me autobus falas ju, nuk di ç'të them...
Ilir Meta: Ai mendon se në këtë mënyrë po jepet një zgjidhje për trafikun, për ndotjen, për shumë qytetarë që përdorin këtë sistem, gati 200 mijë vetë.
Ylli Rakipi: Një eksponent i rëndësishëm i PS më tha është budallëk që nuk i thonë, por më duket se marrin lekë vetë nga oligarkët prandaj nuk i thonë.
Ilir Meta: Oligarku më i madh është Edi Rama. 7.1 milionë metër katrorë leje ndërtimi ka dhënë kryetari aktual.
Ylli Rakipi: Nuk po themi që Këlliçi është i korruptuar, sepse s'ka patur mundësi, gjithë jetën në FRPD ka qenë ai. Por me këtë të autobusëve duket si budalla…
Ilir Meta: Ashtu të pëlqen ty ta paraqesësh, unë nuk të pengoj dot ty ta mendosh kështu.
Ylli Rakipi: Duke mos prekur oligarkët… Mendoni se do merrni votat e oligarkëve? Ata i ka Rama dhe Veliaj.
Ilir Meta: Vendimet e tij nuk do të jenë në favor të oligarkëve, por të qytetarëve. E dyta, jap garanci për kandidatët për këshillat bashkiakë, të jenë garantë për transparencën absolute.
Ylli Rakipi: Autobusin falas nuk e ka shpikur Ilir Meta sepse nuk është budalla...
do nderpriten ndertimet ne tirane po fitoi belua po pastaj cdo ndodha
rrofte koalicioni rinor berisha meta
Ylli Rakipi nuk ka pse ti japi fryme Ilir Metes ne TV. Ilir Meta duhet te merret nen hetim per vjedhje ne permasa te medhaja, per vrasjet qe dyshohet, helmimin e Ambasadorit tone ne Ceki, ku eshte zhdukur Sekretari pergjithshem i Ministrise tij.
rrofte koalicioni rinor berisha meta
E Yllo me paster se kaq nuk mund te thoshte Likja se autobuzin falas nuk e shpika une se nuk jam budalla.Do me Yllo pergjigje me te sakte.Yllo prit se do degjosh te tjera nga Belua se kemi edhe nja 8 apo 9 dite kohe.
pavaresisht se kush do fitoje ,gjysma e atyre qe thone sdo behet .....