Yuri Kim: E plotësova misionin tim, SHBA krenare për Shqipërinë! Vazhdoni të ecni përpara

21 Qershor 2023, 10:22Politika TEMA

Yuri Kim: E plotësova misionin tim, SHBA krenare për

"Duhet të ecni përpara, Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës!" Kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim gjatë një konference të fundit para se të lërë detyrën si ambasadore e SHBA-së në Shqipëri.

Ambasadorja u shpreh se e ka plotësuar misionin e saj në vend.

“Ndërsa plotësoja misionin tim, jam kaq mirënjohëse që pata mundësinë ta njohj këtë vend, të vizitoj të 61 bashkitë dhe si cdo amabsador të përpiqem të jap pjesën time në synimet tona të përbashkëta, në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, veçanërisht në drejtësi që i dha mundësinë vendit të hapte negociatat me BE-në.

E kam thënë shpesh se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po jep rezultate dhe këmbëngulja juaj ka filluar të japë fryte. Mos ndaloni. Vazhdoni përpara hap pas hapi derisa të arrini qëllimin tuaj. SHBA do të jenë me ju në cdo hap të rrugës.”, tha mes të tjerash ambasadorja.

 

3 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    po te ishte prangosur kryekrimineli sali,misioni quhet i plotesuar

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Hik e mos e kthe me koken mbrapa.As per turiste nuk te duam moj plehre femer qe u solle si anetare partie jo si ambasadore.Misioni yt ishte shkaterrimi i opozites dhe ja arrite qellimit,duke na lene dhe Saliun peshqesh vetem qe te mbaje Ramen ne pushtet.Shporru nje ore e me pare.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albi

        Perpara si kavajsit zonja Kim, perpara si logoja e Ripjelljes....ik dhe merr me vete ato dy karakatinat qe na ke sjelle ne Vlore se hane para cdo dite pa dhene nje kilowat energji. Ik se as sekretaret e partise ne kohen e Hoxhes (ata qe na jepnin bar) nuk na canin trapin kaq shume sa na e ke care ti...ti ne varrim, ti ne fejese, ti ne ditelindje ,ti ne gjykate, ti ne ministri, ti ne energjitike(sidomos) ,ti ne tv.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje