Zaloshnja për 'federatën e opozitës': Vetëm 18% e qytetarëve besojnë se fiton zgjedhjet! Edhe nëse u bashkohet Basha, nuk e mposhtin dot Ramën

20 Shkurt 2024, 10:30Politika TEMA
Zaloshnja për 'federatën e opozitës': Vetëm 18% e

Analisti Eduart Zaloshnja foli mbi rezultatet e një sondazhi të bërë nga ai lidhur me pyetjen “Cilin dëshirojnë shqiptarët si kryeministër?”.


Duke theksuar se 43% e shqiptarëve, nuk duan asnjërin prej liderve kryesorë politikë si kryeministër, Zaloshnja tha se pavarësisht kësaj statistike, ende nuk ka një figurë politike që mund të ketë mbështetjen e kësaj pjese të popullsisë.

“Më i preferuari është Edi Rama por 43% e të anketuarve donin dikë tjetër, as Ramën as Berishën dhe as Metën apo Bashën. Kjo tregon se ka një pjesë të madhe të shqiptarëve që janë të pakënaqur me këta lidera por nuk ka dalë ende dikush tjetër që t’i sfidojë”, - tha Zaloshnja në një lidhje skype për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’. 

Ndërsa duke folur për sondazhin e publikuar në shqiptarja.com mbi shanset që Federata Opozitare të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Zaloshnja tha se vetëm 18% të qytetarëve ishin plotësisht të bindur për diçka të tillë.

"Dje unë publikova tek shqiptarja.com një sondazh të freskët ku pyesja rreth bashkimit më të fundit rreth një federate opozitare dhe pyetja që bëra aty ishte “A besoni se kjo federatë e opozitës do arrijë të fitojë zgjedhjet”?

Vetëm 18% ishin të bindur se do të fitojë zgjedhjet dhe 7% të tjerë ishin pjesërisht të bindur për këtë. Pra treçereku i shqiptarëve janë të bindur se kjo Federatë Opozitare nuk i fiton dot zgjedhjet”, - shtoi analisti.

Sipas analizës së Zaloshnjës, për të mposhtur Ramën, duhet që një kah i caktuar politik të marrë mbi 800 mijë vota, gjë që sipas tij, nuk ndodh edhe nëse bëhen bashkë, Berisha, Meta, Basha dhe gjithë partitë e tjera opozitare.

“Në analizën time për të fituar ndaj Ramës duhet të marrësh më shumë se 800 mijë vota. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, opozita bashkë me LSI arriti deri në 780 mijë vota duke i marrë të gjithë së bashku, ndërsa në zgjedhjet lokale mori 600 mijë.

Për Ramën dhe PSD-në votuan 800 mijë. E shoh shumë të vështirë edhe sikur Basha e të gjitha partitë e vogla të bashkohen nuk marrin dot më shumë se 800 mijë vota”- argumentoi Zaloshnja.

Sa i takon vizitës së Blinken, Zaloshnja tha se Sekretari Amerikan i Shtetit dha si mesazh kryesor se Ramën dhe qeverinë e tij i sheh si aleatë të vetëm në Shqipëri dhe se mbështet fuqimisht institucionet e Reformës në Drejtësi.

2 Komente

  1. S
    Shkembi

    Mire e ke ti por fashistet e bejne ndryshe llogarine. Ne pushtet vihet me revolucion dhe qendrohet me terrorizem. Vampiret e djeshem nuk kane nxjerre asnje mesim nga vota popullore

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati idealist

      sali maloku dhe falangat e tij të krimit të drejtuara nga nga mul noka janë të destinuara të dështojnë në çdo lloj zgjedhjesh që mund të mbahen në Shqipëri.Shumica e popullit e urren saliun këtë pjellë të së keqes që i ka shkaktuar shumë fatkeqësi vëndit dhe si rezultat e çon atë nga humbja në humbje.Edhe në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare më 2025 saliu dhe foltorja do pësojnë një humbje turpëruese si ajo e zgjedheve lokale.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje