Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

25 Maj 2025, 13:40Politika TEMA
Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të

Opozita vazhdon me akuzat për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor një farsë politike, të orkestruar nga qeveria.

Sipas saj, janë raportuar raste të shumta presioni ndaj administratës, blerje dhe intimidim të votuesve, ndonëse nuk publikon prova.

“Raportimet e shumta për presionin mbi administratën publike, përdorimin masiv të burimeve shtetërore për qëllime elektorale, blerja e votës dhe intimidimi i votuesve hedhin një hije të rëndë mbi rezultatin final dhe mbi gjithë procesin, duke minuar  kështu besueshmërinë dhe integritetin e një prej mekanizmave më themelorë të një sistemi demokratik”, thotë ajo.

Akuzon më tej edhe KQZ se nuk ka vepruar me shpejtësi dhe transparencë. Kjo sipas saj, përforcon pandëshkueshmërinë.

Më pas ripërsërit retorikën e PD, duke kërkuar hetim të thelluar dhe ndëshkim të zyrtarëve, që sipas saj, kanë keqpërdorur detyrën për përfitime politike.

“Kërkojmë hetim të menjëhershëm dhe të thelluar për çdo rast të dokumentuar të shkeljes së ligjit. Kërkojmë ndëshkimin e çdo zyrtari që ka keqpërdorur detyrën për përfitime politike. Dhe kërkojmë një reformë zgjedhore të thellë, reale, dhe të garantuar nga aktorë të pavarur ndërkombëtarë”, u shpreh ajo.

 

 

 

6 Komente

  1. f
    fric

    Kjo i di mirë se shkon në burg dhe bën takime "specjale"më Like floririn,e bëjnë me radhë një herë kjo një herë Xhixho.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Ik moj sharabajge e Partise se Leshit. Nga Lesh e Li ne Parti te Leshit. Beni bere Lesh dynjane.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Po ik moj sharebajge , apo akoma se ke marre vesh se kanceri i politikes shqiptare , leshelija ka vdekur, qysh me 14 maj 2023 kur nuk mori asnje bashki ne rang kombetar. I shkofsh prapa spiunit Agush 50 lekesh.

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          Ore po sa i ngjaka kjo sharebajga Silvi Cakes , te gjitha nje prerje kane keto monstrat e leshitlikes si duket te gjitha jane trajnuar nga Nafije dybeku ne haremin erotiko naziskin te Jales.

          Përgjigjjuni
        2. k
          kamarieri

          Jasmira eshte nga ato zoçkat e Jales ku i drogonte Likja dhe kur ktheheshin neper shtepite e tyre e kuptonin se çka kishte ndodhur .

          Përgjigjjuni
          1. L
            Leseisti

            Kjo zedhensia e re duhet te jete e Bibilushit , qe ne nje nga protestat e Saliut , deshi te behej si Vojo Kushi , duke hypur mbi zjarrfikse . Likja i zgjidhte zedheneset me prove , ndersa Bibilushi vendos te paren qe i rekomandojne .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje