Fitoi mandatin e listës së hapur përballë Alimehmetit, Jorida Tabaku: Ishte garë e ngushtë dhe s’kishte pse të ishte mes nesh! Fitoren nuk e konsideroj sukses personal

24 Maj 2025, 18:37Politika TEMA
Fitoi mandatin e listës së hapur përballë Alimehmetit,

Kandidatja demokrate për deputete Jorida Tabaku, e cila arriti të sigurojë mandatin në Tiranë, foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 për ndjesitë e saj për këtë fitore.

Tabaku tha se fitoren përballë kolegut të saj Ilir Alimehmeti nuk e konsideron sukses personal, e as privilegj.

Sipas saj mandati i deputetes është përgjegjësi për të vazhduar të bëjë punën e saj në shërbim të qytetarëve.

Jorida Tabaku: Ka qenë një fushatë shumë e gjatë, e lodhshme, stresuese dhe me shumë vështirësi. PD vinte pas një sfide të brendshme të partisë, ishte një sfidë e re. Kisha pothuajse 3 muaj që fëmijët po e ndjenin mungesën, po më kërkonin llogari..dhe unë ndihesha keq.

Kjo është një mbështetje që sigurisht erdhi për PD, sepse ato janë vota të djathta. Nuk jam ndjerë komode sidomos ditët e fundit të numërimit, sepse gara ishte mes meje dhe doktor Alimehemtit dhe personalisht ti nuk ndihesh mirë.

Unë mendoj që Parlamentit do i bëjë mirë që të jetë edhe doktor Alimehmeti. Edhe PD i duhet …ishte një garë e ngushtë dhe nuk kishte pse të ishte mes nesh.

Pyetje: Keni shkëmbyer mendime gjatë fushatës?

Tabaku: Jemi takuar gjatë fushatës. Por kjo fushatë ka qenë ndryshe… Por me kolegët sigurisht që jemi takuar, kemi shkëmbyer mendime, edhe në mbledhjet e shtabit kur takoheshim që ndanim edhe sfidat. Nuk jam ndjerë komode për këtë nga pikëpamja personale dhe më vjen mirë që PD do të bëjë një betejë për votat e pavlefshme në Tiranë për mandatin e 14.  

Votat për këdo janë brenda mbështetjes së PD. Unë funksionoj mirë brenda PD, …sepse janë besimet dhe vlerat e mia. Nuk e konsideroj fare sukses personal as si diçka personale, e konsideroj si mirëbesim për të vazhduar për të bërë një punë. Nuk është absolutisht privilegj, është përgjegjësi.

5 Komente

  1. S
    Secret service failing

    ORE, NA MBIU NE BARK KJO SEMUNDJA E BUTE! KJO E GDHIN DHE E NGRYS NE MEDIA, SIDOMOS NE NEWS24!!!! KUSH E.... KETE, DHE KUSH E FINANCON??!! MOS ESHTE DHE KJO ME ORIGJINE SLLAVE BOSHNJAKE??!! KUSH DI GJE TE SHPREHET SE NESER MUND TE JETE VONE....!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapterri

      Kjo eshte "shpetimtarja" e Pd-ës,thone analistet arnautas.Kjo eshte nje burokrate,e pa afte,qe n u k ka bythe fare.Kjo eshte as mish as peshk.Pse nuk flet tani per ligjin e Pd-ës,qe kryetari largohet po humbi zgjedhjet?Nuk ja mban pra,s'ka kellqe si tip,eshte si t'gjithe te tjeret,kap karrigen dhe rri urte,ç'te thote shefi ate do besh.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkerdhatokracia malokare 7501M

        Mos presi njeri nga kjo dinjitet sepse kjo as te q.. e as te leshon , eshte tipar i autoktonit tironas , kjo eshte ne ate vend per te mbrojtur biznesin e ndertimit te dajallareve te vet , demokrate mos shpresoni tek karakteri i kesaj bibe .

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari

          Je shume e zonja Jorida dhe mos bej gabim te pranosh oferten e Saliut per te qene kandidate per bashkine e Tiranes. Ne kete gjendje qe eshte PD dhe opozita, nuk ke shanse te fitosh perballe Gonxhes. Do djegesh ate mandat qe e fitove vetem me burimet e tua pa asnje ndihme nga ajo parti ku militon.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vigjilenca

            Moj zonjë mos i dil kundra Sali Ramë Berishës dhe mos ju lëpi se do të humbësh të ardhmen tënde. Luftoni të krijoni një bërthamë progresistësh në PD dhe jo të mbani në këmbë Doktor Mortje, në të kundërt jeni të mbaruar. SALI BERISHA jo vetëm eshtë e shkuara, por e shkuara armiqësore dhe më e keqja e mundshme në gjithë historinë e Shqipërisë, turpi ynë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje