Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë: Nga 24 Shkurti nuk kemi patur asnjë ditë të paqtë

3 Maj 2022, 13:11Politika TEMA

Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë: Nga 24 Shkurti nuk kemi patur

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po mban fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

“Ju përgëzoj për këtë festë. Ju uroj atë që të gjithë ukrainasit ia urojnë njëri tjetrin, paqen. Gjatë këtij muaji, myslimanët e Ukrainës dhe shoqërisë sonë nuk kanë patur asnjë gjë paqësore.


Që prej 24 Shkurtit, Rusia i ka kthyer të gjitha ditët tona në një rrezik vdekjeprurës. Në qytetin e Odesës një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën. I plagosur ka mbetur një vajzë 17-vjeçare.

Në qytetin tonë më të madhe të Kharkiv, një e pesta e shtëpive janë shkatërruar tashmë. Granatimet vazhdojnë. Duke folur për një qytet, në Mariupol u shkatërrua tërësisht. Nuk ka asnjë ndërtesë.

Të moshuarit që i mbijetuan dy pushtimeve, pushtimit përgjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit aktual thonë që nuk kanë parë mizori të tilla. Ata po shikojnë ushtarët ruse që gjuajnë fëmijët. Ata shikojnë fshatarët që janë zënë robër dhe janë detyruar ditë e natë të shtriheshin në tokë në temperatura zero.

Shumë prej tyre u qëlluan në pjesën e pasme të kokës. Trupa të pajeta janë gjetur në pjesën e pasme të kokës. Rusia është kërkuar të pushonte zjarrin të paktën në Pashkët ortodokse. Nuk është përgjigjur. Mendoni veten 86 objekte fetare u dëmtuan nga granatimet. Ushtria ruse nuk po përpiqet të mbrojë asnjë objekt të kishës, qoftë edhe objekte të kishës ruse nga granatimet e saj. Ata nuk duan të ndalojnë”, tha Zelensky.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Sot e gjithë Ukraina është Krime.(Crime)

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje