
Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj shpalosi dy propozimet e PD-së për një proces gjithëpërfshirës në zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Sipas Alibeajt prova për zgjedhjen e një presidenti konsensual është rënia dakord për datën se kur do të fillojë procesi për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Alibeaj theksoi se nëse socialistët nuk e nisin procesin ditën e sotme, por në datën 10 maj do të provojnë se e kanë seriozisht kryerjen e një procesi gjithëpërfshirës. Ndërkohë që kërkesa e dyte e Alibeajt kishte të bënte me respektimin e kohës maksimale prej 7 ditësh, midis raundeve për zgjedhjen e kreut të shtetit në Kuvend.
“Për sa kohë që afati i fundit para të cilit duhet të filloj procedura është 24 maji, tashmë ne jemi në kohë që sot nga data 4 deri në 24 maj, fillimin nga ku starton procesi dhe unë propozoj të jetë data 10. Zgjedhja e presidentit është një momemt solemn dhe procesi i startimit duhet të jetë një moment solemn. Tradita parlamentare ka treguar që kjo është një çështje që nuk ka qenë asnjëherë prioritet, deklarimi i datës kur quhet i startuar procesi.
Nëse ndodh kjo ndikon dhe në aktorët e tjerë, pasi dihet momenti kur fillon angazhimi i energjive për tu involvuar në këtë proces. Koha është e mjaftueshme. Ju jeni vënë në dijeni që data e startimit të procesit sot dhe që seanca e parë të jetë më 10 maj, por do të ishte ky testi i parë i sinqeritetit që është i njëanshmë apo nëse do të ketë gjithpërfshirje. Kjo ishte kërkesa e parë. Në kushtetutë parashikohet që distanca kohore nga raundi në raund të jetë maksimalisht 7 ditë. Unë do të bëja një propozim që për të gjitha raundet si i pari, i dyti e kështu me radhë të ketë distancën maksimale kohOre prej 7 ditësh”, tha Alibeaj.
Duhet pietur me par Babaleja , Qish t'ja bejme me presidentin . Se njerit i kan daj llafe ,Kemi Pergjime te reja por edhe Mekanizmat Juridike tonet ,qi ta fusim brenda . Prandaj degjoni me mir alibejan me lluk te ri . S'ka president kokpalare si meta
Balliste diten komuniste naten ku eshte problemi 5 dite 7 dite sot apo me 10 ajo qe esht e rendesishme eshte figura presoni ae mendohet te zgjidhet . Lul brava sali dryni ti je lloze fare
Ka një politikan në vëndin tonë që është i aftë të jetë President për një mandat të ri.
Te lumte Alibeaj...fitore te madhe paske arritur.....kukuuuuu per ne....