Zgjedhjet 2025/ Kreu i KQZ: Data 11 maj, më e përshtatshme, krijon mundësi për të përgatitur procesin (VIDEO)

25 Nëntor 2024, 13:30Politika TEMA
Zgjedhjet 2025/ Kreu i KQZ: Data 11 maj, më e përshtatshme, krijon

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka përfunduar takimin konsultativ me presidentin Bajram Begaj, lidhur me datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Gjatë një prononcimi për mediat teksa dilte nga Presidenca, Celibashi tha se i propozoi Begajt datën 11 maj të vitit të ardhshëm.

“Ne rekomanduam tek Presidenti i Republikës që të jetë data 11. Nuk shikojmë axhendën politike, por mundësinë që kemi në aspekt të kohës për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme”, tha Celibashi.

Ndërkohë Partia Demokratike ka shpërfillur ftesën e kreut të Shtetit, Bajram Begaj, për zhvillimin e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, të cilat do mbahen në pranverën e vitit 2025.

Ndryshe nga PD, Partia Socialiste dërgoi përfaqësuesit e saj në presidencë për t’u takuar me Kreun e Shtetit.

2 Komente

  1. R
    Real

    Po ripjellja cfare date propozoi?

    Përgjigjjuni
    1. A
      A ka njeri qe mendon ne kete shtet

      Me kete date apo ligj zgjedhore krijojet vakum ne qeverisje te vendit ta zeme nga 12 Maj deri me 15 Shtatore qe krijoje qeveria mbas konstituimit te parlamentit cfare behet kush qeverise apo do vazhdoje qeverisja si ne veren e 2013 ku per 2 muaj u abuzua ne kulm me dhenie koncensionesh me qoka me grabitje me heqje detyrime taksash etj etj.Nje menyra mund te jete shtyrja e zgjedhjeve deri ne fun d te Qershorit ose zgjedhjet te behen ne fillim te Majit dhe qeveria e da te konstutuohet ne fund te Korrikut

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje