Zgjedhjet 2025, Rama në Londër: Dua votën tuaj. Tregojuni vendin atyre që shkatërruan Shqipërinë

24 Nëntor 2024, 14:19Politika TEMA
Zgjedhjet 2025, Rama në Londër: Dua votën tuaj. Tregojuni vendin

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e emigrantëve shqiptar në Britani, për zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Shqiptarët janë kudo, ju jeni kudo. Ju meritoni vetëm mirënjohje nga ky vend dhe ne së bashku do kërkojmë nga ky vend vetëm respekt për çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ju përballuat sfida të rënda dhe sot jeni më të fortë se kurrë. Edhe Shqipëria ka përballuar sfida të rënda, dhe sot është me fortë.

Ju jeni votues që për herë të parë do merrni pjesë në zgjedhje duke e gëzuar të drejtën e votës nga këtu ku jeni. Fare hapur ju them se pranverën e ardhme unë e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë edhe më krenar dhe për ta bërë Shqipërinë edhe më të të mirë, përfshirë dhe fëmijët e atyre që ishin te dera të verbuar dhe keqkuptuar.

Së bashku me ata pak si ishin futur këtu si diversantë të cilët nuk janë fajtor, sepse përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata që ju me votë duhet ti tregoni se duhet të largohen njëherë e mirë.

Ndasia është 3 mijë veta dhe 30 jashtë, të cilët nuk ndalonin së shari me shembullin e atyre që e kanë bërë parlamentin sokakun e të marrëve që shajnë e shajnë e shajnë dhe vetëm predikojnë shkatërrim. Sot nuk jeni më ata që ishit kur erdhët me emër tjetër, as Shqipëria nuk është më ajo që ishte 11 vite më parë'' tha Rama.

 

5 Komente

  1. T
    Toni

    Batuta e asnje zgjidhje...uroj te humbesh...sa me shume te rrit aq me Diktaturen do behesh. Ceshtje Shqiptaresh. Sa per drejtesine hiq aspak te tjeret I ke me keq se para 2013. Kush ka hall ne gjykate e di kur I vjen seanca.

    Përgjigjjuni
    1. t
      totololi

      Si shkon ky jashte shtetit per propagande, si kryeminister apo si kryetar i PS dhe kryesorja me ca lekesh shkon e ben propagande per PS, me leket e shtetit apo te PS. Te na sqaroje.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Astriti

        Ne 2025 karin do marresh,Se nuk duam nne enver te dyte o i pa ngopur o gjakpires

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zyko

          Shkaterruesit e Shqiperise eshte cifti Sala -Rama. I pari shkaterroi shqiperine fizikisht, i dyti edhe me keq, shpirterisht e moralisht.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gezim

            Zyko! Ky e shkaterroi edhe fizikisht. E cpopulloi, largoi 1 milion shqiptare, te rinj dhe te arsimuar. Ky eshte nje zuzar i cmendur qe e semuri Shqiperine. Ky eshte kreu i krimit te organizuar, qe vjedh e plackit dhe blen zgjedhjet. Duket Zoti na ka mallkuar...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje