Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në takimin vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës u ndal tek Zgjedhjet 2025.
Ai u shpreh se vota e diasporës është një proces kompleks që paraqet shumë sfida, ndërsa theksoi nevojën e bashkëpunimit edhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke sqaruar se paraqet vështirësi regjistrimi për herë të parë si votues, por se më pas gjithçka bëhet më e lehtë.
“Jemi sot me kokën lart përpara gjithë shqiptarëve jashtë atdheut edhe për një arsye që tanimë është një mision i përmbyllur të paktën sa na takon ne, vota e diasporës, një mision jo i lehtë, që është i lidhur me një vullnet që shkon përtej ndasive partiake dhe që kërkon një votë më të madhe në numër sesa ajo e një shumice qeverisëse, arsye për të cilën jemi vonuar për një kohë të gjatë por më në fund, besoj edhe si rezultat i punës së Këshillit Kombëtar të diasporës, dhe mobilizimit të zërave në diasporë, u realizua dhe sot jemi në prag të një procesi zgjedhor kur për herë të parë në historinë demokratike, qytetarët shqiptarë janë vendit do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës pa pasur detyrimin që të udhëtojnë në Shqipëri por thjesht duke përdorur postën nga ku banojnë.
Sfidë më vete, nuk e shoh kryetarin e KQZ, por me siguri do të jetë i pranishëm më tutje për të dhënë edhe ai këndvështrimin e tij teknik mbi vështirësitë e këtij procesi dhe nevojën e mobilizimit të të githëve për ta ushtruar atë të drejtë sepse ka një proces që herën e parë është kompleks për të realizuar regjistrimin si votues dhe më pas bëhet më i thjeshtë”, u shpreh Rama.
Deputetët Socialist jo vetëm që refuzojn minimumin jetik për të papunët, por dhe kur gjejn punë, qeveria Rama i heq nga puna pas disa ditësh me mënyra komunizmi pasi objektivi tyre është largimi i të gjithë atyre që janë të njollosur nga pikpamja tyre biografike.Kemi të bëjmë me krim ndaj njerzimit pasi i detyrojn të mbledhin kanoqe ose të dalin në autostrad për lëmosh, të gjithë ata që se kanë kuptuar se janë të kanosur ose burg ose të shporen nga teritori tyre që quhet Rep Shqipëris.
Grandad ne votimet e 25 te gjithe te matt te deathtrap please playa te rinse te reja te zhdukin me vot kete lubing qe nuk ngopet pa u ber keq takeaway paguesve qe po I vjedh I denigron I positron 100 e ca te zeza edge nje her TA rezojem me vot kete communist te pa ndreqeshen kete rrugac nr ring e kete rrugac ne pleqeri