Zgjedhjet e 11 majit, edhe ‘Djathtas 1912’ dorëzon kërkesën për regjistrim në KQZ! Mungon grupimi i Lulzim Bashës!

24 Shkurt 2025, 10:15Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 majit, edhe ‘Djathtas 1912’ dorëzon

Kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë nga fundi i afatit të regjistrimit të partive, në KQZ dorëzohet edhe kërkesa e 27-të nga partitë në KQZ, për zgjedhjet e 11 Majit. 

‘Djathtas 1912’, që në emër të kryetarit Rezart Kthupi ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sot. 

Ndërkohë në zgjedhje ende nuk është regjistruar partia e Lulzim Bashës, Demokratët Euroatlantik. 

Partitë kanë kohë deri më 25 shkurt në mesnatë, për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve, ndërsa 12 mars dorëzohen kandidatët.

Partitë që kanë depozituar kërkesë për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit:

1 - Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
2 - Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)
3 - Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
4 - Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
5 - Mundësia (Mundësia)
6 - Partia Kristian Demokrate (PKD)
7 - Nisma Thurje (Nisma)
8 - Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
9 - Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
10 - Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
11 - Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
12 - Partia e Lirisë (PL)
13 - Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
14 - Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
15 - Lëvizja Bashkë (Bashkë)
16 - Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
17 - Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
18 - Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
19 - Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
20 - Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
21 - Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)
22 - Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
23 - Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
24 - Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
25 - Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
26 - Partia Lëvizja Atdheu (LA)
27 -Partia 'Djathtas 1912'

4 Komente

  1. P
    Populli

    Luli shkon tek SB deri tani ka luajtur rollin e coktuar

    Përgjigjjuni
    1. @
      @

      Te gjith keta parazit mbahen me taksat e popullit per te sunduar mbi popullin. Vetem nje revolucion ben pun ne ket vend parazitesh që partit i kan krijuar vetem per pasurimin e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. K
        KROI MBRETIT

        Ky Lulushi duket udheheqes i madh.Vetem Tabukut i vjen hak se e mbledh mire.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Henk

          2,5 milionë popull, 27 parti. Kurse në Gjermani janë 80 milionë popull dhe 25 parti. Llogaritë bëjini vetë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje