Zgjedhjet e 11 Majit/ Peleshi: Votimi i shqiptarëve pa dokumente absurde, sebep për të hedhur në erë këtë proces

30 Janar 2025, 16:45Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 Majit/ Peleshi: Votimi i shqiptarëve pa dokumente absurde,

Ministri Niko Peleshi iu përgjigj kërkesës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili kërkon që emigrantët e diasporës të votojnë me pasaporta apo dokumente biometrike, të përkatësisë së vendit ku jetojnë.

Ai ngriti pyetjen se mos opozita po gjen sebepe për të hedhur në erë procesin e votës së diasporës.

"Ky nuk është klubi i fshatit, nuk është gjyq publik…Dy fjalë për diasporën nuk duhet ta vrasim pa lindur një marrëveshje e re, e negociuar me dy palët në KQZ.

Nuk e di pse në momentin e fundit nuk është firmosur nga ju zoti Bylykbashi…Propozimi juaj është i papranueshëm. Kemi rënë dakord së bashku, ju në momentin e fundit jeni tërhequr.

Të kërkosh të pranohet votimi pa dokument identifikimi as ju nuk e besoni, sebep për të hedhur në erë këtë proces…duhet të shkoni me guxim ju edhe ne bashkë për një votë të mohuar prej vitesh. Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit do njihet ashtu siç është", tha Peleshi. 

1 Komente

  1. A
    Arumuno Pe-leshi

    O Arumuni Pe-leshi , kastile nuk e beni qe ti jepni Sali Berishes alibine per humbjen qe te mos leshoje PD??!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje