Zgjedhjet në Himarë/ Vonesa në dy qendrat e votimit në fshatin Kuç, nuk ka nisur ende procesi i votimit

4 Gusht 2024, 09:11Politika TEMA
Zgjedhjet në Himarë/ Vonesa në dy qendrat e votimit në

Himara zgjedh sot kryetarin e ri të bashkisë që i jep fund sagës së një bashkie pa kryetar, pas arrestimit të Fredi Belerit, e më pas edhe të kryetarit të detyrë Jorgo Goro.

Votimi ka nisur rreth orës 7:00 të mëngjesit, por në dy qendrat e votimit në fshatin Kuç nuk ka nisur ende për shkak të disa problemeve në lidhje me materialet zgjedhore.

Pritet që procesi i votimit të nisë për 30 minuta.

Sot do vendoset se kush do jetë në krye të bashkisë Vangjel Tavo i Partisë Socialiste apo Petro Gjikuria i opozitës.

 

1 Komente

  1. n
    nga Teqeja e Kucit

    Kujdes ,,se Kuci e do autobuzin te kuq ,,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje