“Çfarë dreqin me gjetën mua se isha rehat në SHBA" - Nikoll Lesi: Pse Himara duhet të votojë Vangjel Tavon?

3 Gusht 2024, 10:53Politika TEMA
“Çfarë dreqin me gjetën mua se isha rehat në

Nikoll Lesi ka shpjeguar në gazetën e tij, pse himarjotët duhet të votojnë Vangjel Tavon dhe jo kandidatin e PD, Petro Gjikuria.

"Të dielën janë zgjedhjet në Himarë. Petro Gjikuria i opozitës dhe Vangjel Tavo i PS, janë kandidatët për kryebashkiak.

Gjikuria ka ardhur nga SHBA, natyrisht me porosi nga Athina. Ai nuk ka gjë për t’u sharë, për të qenë korrekt me fjalën. Por nuk ka asnjë lidhje interesi për Himarën, pasi në gjithçka e ka mendjen në Amerikë. Gjikuria ka bizneset e tij në SHBA prej shumë vitesh, nuk e lidh asgjë me Himarën.

Atë e kanë detyruar të vijë, ai brenda vetes thotë se “çfarë dreqin me gjetën mua se isha rehat në SHBA, pse me sollën në Himarë”!

Nga ana tjetër është Vangjel Tavo. Ai ka qenë deputet, ish-ministër, ish-prefekt, ai e njeh administrimin shtetror shumëherë me mirë se Gjikuria. Kandidati i opozitës mund të jetë ekselent në administrimin e pronës private, por bashkia është tjetër gjë. Kërkon impenjim, drejtim të paanshëm partiak, duhet të jesh 24 orë në punë e jo trupin në Himarë e mendjen në Amerikë te biznesi jot privat!

Himara është zonë e shkëlqyer turistike, edhe patriotike. Ajo kërkon administrator të zotin, të lidhur me zonën e banorët dhe duke qenë se jemi në Shqipëri, kërkon patjetër që kryebashkiaku të ketë marrëdhënie e njohje me qeverinë qendrore, pasi nga Tiranë vijnë fondet e projektet e mëdha për Himarën.

Ndaj çdo himariot duhet të bëjë llogaritë qetësisht për vete, për familjen e tij, se cili mund të na sjellë punë, projekte, para dhe siguri.

Nuk duhet të hyjë politika, aq me tepër ajo greke, sepse për të qenë realist paratë nuk i sjellë Greqia në Himarë, por qeveria shqiptare. Dhe qeveria është Edi Rama.

Vangjel Tavo të dielën është “Edi Rama” për Himarën!

Kushdo mendon për zhvillim, turizëm, rritje ekonomike, punësim, etj duhet të hedh votën për Vangjel Tavon.

Këto janë zgjedhje vendore, nuk janë zgjedhje parlamentare. Kur të vijnë vitin tjetër zgjedhjet parlamentare atëhere votoni sipas bindjes politike, të nderuar himariotë, ndërsa të dielën votoni për interesin tuaj personal e familjar se cili iu duhet në Himarë.

Zotit Gjikuria i jepni dorën të gjithë, të hënën, edhe Vangjel Tavo dhe përcilleni për në SHBA, jo pse humb në votime, por si fitimtar se po shkon të bizneset e tij në Amerikë", shkruan ai.

7 Komente

  1. s
    shqiperi e dhjere nga katundaret

    Bytha e lehsit,nuk ka lene kar pa provuar,qe na jugu ne veri.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Himarioti

      Ne kete rast ka fol bukur ,Tavo per interesat e Himarioteve dhe ai tjetri Gjikuria te percillet ne SHBA se po i humbet BIZNESI ???? Te na falesh Greko nuk je per Shqipetaret ???

      Përgjigjjuni
      1. E
        E drejta

        Nuk eshte per interesat e himarioteve por per interesat e investitoreve strategjike te rames per te zhvatur tokat e himarioteve Sa per emrin qe ke vendosur siper (himarioti) hiqe dhe vazhdo punen ne administrate. Ca byt…e lepires si ty na kane sjelle ketu ku jemi

        Përgjigjjuni
      2. f
        futja popullit

        grek gjikurija grek dhe vangjeli po grek edhe edi i vunoit

        Përgjigjjuni
        1. f
          futja pordh nikoll

          biznesi ne amerike eshte zotsi kurse tavo ska lidhje me administrimin tavo me ps pastaj me lsi tani me rilindjen dale ku te dale esht turp ka akuzuar partine qe perfaqson per blerje votash ky eshte interesagji nga te fryjne era i thjme ne nga veriu

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zyko

            Nuk e di pse me duket se ky lesi preshi ka by** en ne vend te trurit.

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigranti

              Petro Gjikuria eshte himarjot. Tavon cfare e lidh me Himaren pervec se TAVA?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje