Zgjedhjet në pesë bashki, sot afati për kandidatët

24 Tetor 2025, 16:00Politika TEMA
Zgjedhjet në pesë bashki, sot afati për kandidatët

E premtja është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie në Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë e Cërrik.

Deri në mesnatë, partitë politike duhet të dorëzojnë pranë KQZ emrat përfundimtarë të garuesve në pesë bashkitë ku më 9 nëntor do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme.

Kandidatët e pavarur, një pjesë e të cilëve mbështeten nga opozita, e kanë mbyllur më herët procesin duke dorëzuar në KQZ kërkesën së bashku me firmat mbështetëse të qytetarëve.

PS ka dorëzuar kërkesën për regjistrimin e kandidatëve Ervin Ceca për Beratin dhe Brunilda Mersini për Vlorën.

Pas mbylljes së këtij afati, brenda 24 orëve KQZ ose KZAZ përkatëse bën verifikimin e tyre. Gjashtë parti dhe gjashtë komitete nismëtare janë regjistruar në këto zgjedhje.

Lini një Përgjigje