1 vit nga tragjedia në Bullgari, asnjë përgjegjës për vdekjen e 44 shqiptarëve

23 Nëntor 2022, 21:40Rajoni TEMA

1 vit nga tragjedia në Bullgari, asnjë përgjegjës për

Një vit pas tragjedisë me djegien e autobusit në Bullgari që mori jetët e 44 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, familjarët e viktimave ende nuk po gjejnë qetësi.

Hetimi në Bullgari nuk ka arritur konkluzionet që kanë pritur ndërsa ata janë ende të traumatizuar që të flasin para mediave pa gjetur drejtësinë për shuarjen e familjeve të tëra.

Shkaku kryesor për aksidentin në Bullgari sipas autoriteteve bullgare, është faktori njeri, apo shoferi i ndjerë tashmë i autobusit i cili ka vozitur me shpejtësi më të madhe se sa që është lejuar në atë pjesë ku ka ndodhur aksidenti. Por, familjarët ende dyshojnë se sinjalistika dhe ndriçimi i pakët, po ashtu kanë ndikuar në aksident.

Në biseda jozyrtare, kërkesa e tyre është që hetimi të zgjerohet, ndërsa pronari i kompanisë transportuese të dënohet që ka qarkulluar me autobusë jo të rregullt.

Në Maqedoninë e Veriut deri në këtë moment, pas një viti është mbajtur vetëm një seancë gjyqësore kundër pronarit të kompanisë transportuese Besa Trans në të cilin pronari është shprehur se nuk ndjehet fajtor për falsifikimin e licencës për transport ndërkombëtar.

Në aksidentin e 23 nëntorit të vitit 2021 humbën jetën 44 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa mbijetuan vetëm shtatë me lëndime të rënda. Grupi i shqiptarëve, në të cilin kishte numër të madh anëtarësh të të njëjtave familje, po qarkullonte në ture të rregullta javore për në Turqi.

1 Komente

  1. P
    Pollogasi

    PA SHTA/O, thonë SHKIET Ne si BDI për integrim në MUT, thonë shiptarellat

    Lini një Përgjigje