Situata në veri, ambasadorët e BE-së shtyjnë diskutimin për liberalizimin e vizave të Kosovës

23 Nëntor 2022, 09:52Rajoni TEMA

Situata në veri, ambasadorët e BE-së shtyjnë diskutimin

Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga axhenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës.

“Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve] nuk është ideale“, tha presicenda çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje, shkruan REL. 

Sipas saj, diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 nëntor.

 

4 Komente

  1. p
    presioni qe i behet Kosoves ne rritje !

    pra kjo do te thote qe Shteti i Kosoves duhet te terhiqet pas dhe Serbia te shtyhet perra ne Hapsirat qe le Free Shteti i Kosoves . _Eshte e njejta Politike e 1913 . Ptu

    1. G
      GEZUAR BAFTJAR

      Drejt Serbise se madhe me Albinovicin e Osmanovicin ne krie.

      Lini një Përgjigje