Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë është e serioze dhe ekziston rreziku për dhunë dhe bllokim të mëtejshëm. Studiuesi i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë i tha të martën Zërit të Amerikës se BE dhe SHBA kanë të drejtë që janë të shqetësuara por shtoi se trysnia duhet të mbahet ndaj të dyja palëve.
“Situata është mjaft e tensionuar tani, në kuptimin që jemi kemi arritur në një ngërç dhe qeveria e Kosovës ka rënë dakord për një shtyrje vetëm 48 orëshe dhe ekziston mundësia që të rikthehemi në një pikë ku ringjallet rreziku për dhunë”, tha ai duke iu referuar shtyrjes që qeveria e Kosovës pranoi për zbatimin e vendosjes së gjobave për targat e makinave në Veri, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.
Zoti Kupchan mendon se qëndrimet e të dyja palëve kanë merita.
“Nga njëra anë thotë ai, një ndryshim i status-quosë mund të trondisë një ekuilibër delikat dhe të krijojë kushte për dhunë. Nga ana tjetër, kryeministri Kurti ka të drejtë kur thotë se pala serbe duhet të angazhohet në një dialog të sinqertë për normalizimin. Unë mendoj se Kurti po e përdor çështjen e targave të makinave si një mënyrë për ta detyruar Serbinë që të merret me çështjet më madhore”, thotë zoti Kupchan.
Ai shton se se është e qartë që situata është e tensionuar dhe se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë që janë të shqetësuara për pasojat e mundshme.
“Mendoj që SHBA dhe BE duhet ta mbajnë trysninë ndaj të dyja palëve dhe mesazhi ndaj Beogradit duhet të jetë që të angazhohet në një dialog të sinqertë me Kosovën për normalizim dhe rrjedhimisht njohje të saj. Nga ana tjetër mendoj se duke pasur parasysh mundësinë e dhunës, duke qenë se situata është e rrezikshme, trysnia ndaj Kosovës është e kuptueshme, meqenëse vazhdimi i planit për zbatimin e vendimit për targat e makinave, mund të trondisë status-quonë”, tha ai.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha të hënën në mbrëmje, pasi takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dështoi, se të dyja palët "duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që të mos rrezikohen dekada të paqes së fituar me vështirësi në një rajon të brishtë".
Zoti Kupchan bie dakord se bisedimet janë rruga më e mirë.
“Mendoj se rezultati më i mirë do të ishte që Beogradi të bjerë dakord të ulet në tryezë në drejtim të përparimit drejt një marrëveshjeje përfundimtare. Përndryshe do të jemi në një situatë të bllokuar”, tha ai.
Sigurishte qe nqs ju Te Fortet do ti c'armatosni Shqiptaret dhe lini me Carin ne duar , Srbia e cila fuqizohet ne cdo rast nga Rusia dhe di , ta shfrytezoj Dobesine e nji Shteti te vogel e paUshtri ,,,di se mundet te ushtroj Presion Psikollogjike Shtetit Kosovare duke e kercenuar me Lufte nqs nuk i nenshtrohen Politikes Serbe .- Prandaj zvarriten Bisedimet kaq gjate qellimishte sepse Vucic kerkon te Diktoje sipas interesit te Serbise mbi Kosoven dhe kur Pala Kosovare ja pjerdh Syzet ne Tavoline Vucicit, ai del medieve dhe si ai Femija e Rritur para kohe , ben si femij i llastuar para Opinionit : Nuk kutpojne shqiptaret - Nuk mundem te nisedoj me nji kokefort etj etj Brockulla te tilla qe Prekin Misionaret e BE-se dhe bejne ti shpetojn Lote duke e pusthur ne faqe Vucicin e dhene Kurajo ! - Vetem Armatimi i Shqiptareve me arme Moderrne te Kohes vendosin Ekujlibtrat ne Ballkan dhe Garantojne Paqen - Kaq e thjeshte ehste kjo pune qe me sa duket jua s'jua do trapi ,ta beni e doni kte Paqe doni t'i imponojeni shqiptareve te leshojne gjithcka ne interes te Serbise .- Perse nuk ka probleme te tilla Serbia me Kroacine ose me Bullgarine etj ? - Sepse ata jane te barabarte ne Ushtri dhe njeri e di se s'mundet ti imponohet ne asnji drejtim tjetrit ,sepse nuk eshte Superiore ne asgje ku Ushtria luan rolin Kryesore sot ,ne kte Bote ,siedhe e kemi par dhe e shikojme me Rusi _ku Forca Ushtarake vendos !!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Zoterinj Amerikane ju i lexoni te gjitha komentet tona _ ju lutem nqs jeni kaq te te Interesuar e te sinqerte per kte Problem na jepni ndonji shpjegim perpara se t'na vini ne Listen e Kuqe !
Keta thote populli shqiptar nuk jane as mish as peshk. E kane mbjatur Kosoven per 23 vjet ne ajer. Kosova mund ti kishte nxjerre jashte serbet me kohe, por ushtrite e NATO's luajne loje te dyfishte. Serbia tani eshte bere trime sepse mbeshtetet nga shtete Europiane si Franca dhe te tjera por edhe nga Rusia, qe po i tregon vendin perendimit dhe eshte gati te sulmoje. Ose ben sikur do te sulmoje qe te fitoje leshime. Serbet po luajne shume bukur me ushtare ne kufi, me armatime, me tanke e topa dhe po e marrin Asociacionin dhe tokatgv e tyre shtese. Kosova nuk po ben asgje per shqiptaret qe jetojne ne Serbi. Ne sillemi ne menyre shembullore (kupto idioteske) me armiqte tane shekullor. Ata nuk leshojne asgje dhe Kosova vazhdimisht leshon pe. Kjo eshte politike e poshter e Europianeve. Meritojne shuplaken e Makaronit (sigurisht Makron). Me vjen ne mend thenia e Migjenit qe" ah sikur te kisha nje grusht te madh dhe t'ia fusja Europes dhe atyre pertej detit ne surrat, dhe t'ia u beja fytyren pershesh!" Hipokrits!