Italia dërgon dy ministra në Kosovë dhe Serbi për zgjidhjen e krizës

22 Nëntor 2022, 12:40Rajoni TEMA

Italia dërgon dy ministra në Kosovë dhe Serbi për zgjidhjen

Pas dështimit të Bashkimit Europian, Italia kërkon të gjejë një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë për tensionet e fundit dhe çështjen e targave.


Qeveria e Romës ka dërguar në një mision ministrin e jashtëm, Antonio Tajani dhe atë të mbrojtjes, Guido Crosetto në Beograd dhe Prishtinë. “Punojmë për të zbutur tensionet mes të dyja vendeve edhe falë prezencës së kontingjentit tonë ushtarak.

Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes edhe në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Tajani në një njoftim. Ndërsa ministri Italian I mbrojtjes nënvizon se kjo vizitë e tyre në Kosovë dhe Serbi po bëhet për të ndihmuar dialogun që është bërë tepër i vështirë.

“Italia ka detyrën të jetë protagoniste në dialog, në kërkim të arsyeve që bashkojnë, në ndjekjen me kokëfortësi të rrugës së paqes”, shkruan Crosetto.

Lidhur me zhvillimet e fundit ka reaguar dhe Gjermani me anë të ambasadorit të saj në Prishtinë. “Është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat”, thekson diplomati Jorn Rode.


Duke ju drejtuar kryeministrit Albin Kurti, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, diplomati I qeverisë së Berlinit, thotë se perëndimi ka nevojë për më shumë burrështetas dhe më pak rrezikues.

Lini një Përgjigje