Pas Albin Kurtit, reagon ashpër dhe Vjosa Osmani: Ajo që pamë sot nga Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi

21 Nëntor 2022, 20:47Rajoni TEMA

Pas Albin Kurtit, reagon ashpër dhe Vjosa Osmani: Ajo që pamë sot

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas konferencës së sotme të Josep Borrell.

Në një postim në rrjetet sociale ajo nënvizon se rregulli i parë i secilit proces ndërmjetuësues është paanshmëria.

Ajo që pamë sot nga Borrell, sipas Osmanit ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti terësisht të shtrembëruar.

Më poshtë reagimi i plotë i presidentes Osmani

Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën:

1. Shkelja e obligimit për shpërbërjen e strukturave paralele ilegale kriminale, ashtu siç kërkohet në Marrëveshjen e vitit 2013. Përkundrazi, këto struktura sot përkrahen, financohen e armatosen nga Vuçiq, me qëllim të sulmit ndaj Kosovës sipas stilit e planit të Putinit;

2. Moszbatimi i Planit të Zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2013, ku kërkohet që të dyja palët të miratojnë ligje për amnisti. Deri tani, vetëm Kosova e ka miratuar;

3. Shkelja e obligimeve nga Marrëveshja e vitit 2013, që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve, ku Serbia vazhdimisht ka nxitur sulme ndaj partive serbe që nuk konsideroheshin besnike ndaj qeverisë së Serbisë. Kjo është konfirmuar disa herë nga raportet e ekipeve të vëzhguesve ndërkombëtare të zgjedhjeve;

4. Shkelja e vazhdueshme e pikës 14 të Marrëveshjes, ku kërkohet që Serbia të mos e bllokojë rrugën evropiane të Kosovës;

5. Shkelja e pikave 9, 10 dhe 11 të Marrëveshjes së vitit 2013 ku është paraparë integrimi i serbëve në polici, gjyqësi, etj. Për më tepër, ditët e fundit kemi parë shkelje flagrante të kësaj marrëveshjeje me nënshkrimin e kontratave me institucionet ilegale të Serbisë dhe asnjë reagim të BE-së;

6. Bllokimi i zbatimit të marrëveshjes për energji për gati 10 vite;

7. Moszbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, nëpërmjet ndalesave, të cilat Serbia ua bënë shumë zyrtarëve e qytetarëve të Kosovës të të gjitha profileve që të hyjnë në Serbi, mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Kosova, etj;

8. Moszbatimi i marrëveshjes për drejtësinë, nëpërmjet vendosjes së vulave në dokumentet origjinale të gjykatave dhe organeve të tjera të Kosovës me mbishkrimin “Republika e Serbisë –Kosova dhe Metohija –nën administrimin e OKB-së dhe Rezoluta 1244.”;

9. Moszbatimi i Marrëveshjes për Zyrat Ndërlidhëse duke mos lejuar zgjerimin e stafit të zyrave ndërlidhëse ashtu siç ishin marrë vesh palët;

10. Shkelja e marrëveshjes për dogana, ku Serbia ende përdorë vulat paralele doganore etj;

11. Shkelja e marrëveshjes për kadastra, ku nuk ka asnjë përparim në obligimet që i ka Serbia për t’i dorëzuar dokumentet origjinale të kadastrave;

12. Shkelja e marrëveshjes për diploma, në të cilën poashtu nuk ka asnjë përparim nga ana e Serbisë;

13. Shkelja e marrëveshjes për urën e Ibrit, duke nxitur strukturat ilegale të vazhdojnë me aktivitete të paligjshme duke bllokuar qarkullimin e automjeteve;

14. Shkelja e marrëveshjes për përfaqësim rajonal, duke tentuar të bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës e duke keqinterpretuar marrëveshjen për fusnotën në thuaja secilin organizim rajonal apo të Bashkimit Evropian, qofshin ato takime të nivelit qeveritar, parlamentar apo të tjera;

15. Shkelja e obligimeve për funksionalizimin e  pikave kufitare;

Lista është më e gjatë se kaq.

Paqja dhe stabiliteti nuk mund të arrihen duke akomoduar ata që kanë ambicie hegjemoniste. Por, Kosova asnjëherë nuk do të heq dorë nga qëllimi i qartë për paqe e stabilitet afatgjatë si dhe rend e ligj në tërë territorin e saj.

11 Komente

  1. A
    Arbri

    E tmerrshme! Si nuk na do njeri ne? Po pse duan kaq shumë serbët këta? Mire keta kauret e Evropes po keta serbet i do dhe Erdogani dhe gjithe myslimanet e Afrikes! Si s’na duan ne vallë?!

    1. L
      L.Xh

      Agjentja numër dy e Serbisë, pas Albin Kurtit, duke vazhduar lojën e spiunazhit Serb, për rikthimin e Kosovës përseri, nën pushtetin e Serbisë, me një autonomi të zgjeruar, por pa polici, ushtri dhe pa ministri të jashtme…. Njesoj siç ishin dikur, dikur me Titon.,..mbasi kosovarët, kanë qejfë shumë që dikush ti rrahë, ti gjakosë, ti zhbëjë, tu qijë nënën që ti thonë Baba….Demokracia i ka dehur, sidomos Kurti me gjithë qeveri, i ka tjetërsuar dhe duan ti japin mënd botës, se si drejtohet rruzulli tokesor.

      1. A
        Ari

        Moj zonje, sigurisht keto jane te gjitha te drejta, por BE, Nato, nuk e shikojne paqen vetem ne favor te Kosoves. E dyta, situata ne Ukraine nuk lejon te pretendohen tani, ne kete kohe, gjithcka qe ti kerkon ligjerisht.e treta, Kosova eshte shtet nga BE dhe SHBA. Pa ata, ajo nuk mund te jetoje as 24 ore... Me modest, mos na u beni si E.Hoxha

        1. d
          drilon

          Idjotet Kurti Osmani nuk dine ceshte dialogu por cdo gje duan ta bejne si dine vete dhe do ta cojne Kosoven ne lufte.

          1. J
            Jari

            Kjo Vjosa si ka kohë që sulmon Evropën, ik e bëj ndonjë operacion plastik se ta kaloi Mona e Like Spiunit, ik o Vjosa ik e hollou pak, se nuk je për këtë punë ty. Mos u kruaj shumë me Josep Borrell, se ai ti vë këmbët BIG, e kupton Vjosa, se të dhëmb, hë xhan.

            1. b
              bajate

              KJo po, eshte poliagjente, me falni politikane e nje soji te veçante, Ta xheshesh nje here lakuriq dhe ta nisesh rruges vetem!

              1. P
                Poshtë maskarenjtë

                Më në fund Kosova falë Albin Anamalit dhe Vjosa budallicës po merr fiks atë që meriton. Atë qè Kosova e fitoi falë UÇK-së dhe NATOS, po e humbasin përditë falë dy delirantëve budallenj që e masin veten me hijen e mëngjesit. Fakt i gjallë sot...kèmbë shqiptari nuk guxon të afrohet tek ura mbi Ibër, jo më të kalojë matanë saj . Aty tashmë Serbia ka vendosur plotësisht pushtetin e saj të humbur që më 1999.

                1. F
                  Fatosi-kosove

                  Kshtu ndodhe kur ne krye te vendit kemi lope si osmanka dhe si kurrci qe i ka hyr vetja ne qej,me nje fjale eshte dashuriar ne vetveten dhe te rrethuar vetem me magar e hajvan e sollen kosoven ne situate edhe me te keqe se nje vit para luftes, pra as ne vitin 1997 me keq skemi çene e ky ka qene qellimi i serbise qe ta sjelle ne krye kinse te pushtetit tbijen e milicit te millosheviqit e cile per tu ba presednike nuk la akuze pa trilluar kunder uçk-s dhe veqmas kunder udheheqesve te luftes, ashtu siq donte serbia, tash sot e paska marre vesh lopa osmanka se Europa e paska pas me hile, kurse kurrci tash le ta konsullton magar konjufcen e ahmak abazin se Ku do ta bej vezen meqe mender me thane presednike osmanka do ti thot ti mke ba presednike per intersa tua, tash perballu, me nje fjale bane dhe haje vet siq e ke kerkuar e gjete,kurse populli qe e votoj tash le te kujtohet ose te pendohet ose te behet gati te jene ushtar te osmanka kadirovit, vetem tash kosovaret e mi do ta kuptoni se edhe qeqenia ishte shtet i pavarur dhe i njohur edhe nga amerika e kina,pastaj putini e shkatrroj plotesisht dhe dhunoj e i hipi seciles qe ka dashur,ne.fund emroj kadirovin komandat te ushtrise ruse per te luftuar ne Ukraine, lus zotin qe vuqiqi tmos ja arrin atij qellimi qe ta dekreton mender presednike osmanken si komandante per ta qliruar kosoven nga shqiptare edhe pse kjo veq se ka ndodhur por qe kemi ngelur duke thane ; bane zot anderr si ai gomari kur e kish pas ngrane ujku, kurse non grata sali berisha si çdo her kur kosova rrezikohet nga serbia ai qohet pesh dhe kerkon gjakderdhje, sikur vertet zoti n'a apska nemun, apo shqiptaret nuk bajn shtet siq thoshte nje plak i fisit tim se me leht i ban nje grusht pleshta bashk sesa d'y shqiptar, zot runa.

                  1. B
                    Bardha

                    Bullica do beje tani nje gice

                    1. d
                      drino

                      Shikoni sa e zgjuar eshte kjo kafsha.

                      Lini një Përgjigje