Borrell e thotë hapur: Propozimi i BE u pranua nga Vuçiç, por jo nga Kurti!

21 Nëntor 2022, 16:25Rajoni TEMA

 

Borrell e thotë hapur: Propozimi i BE u pranua nga Vuçiç, por

 

Pas takimi të zhvilluar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti të Serbisë, Aleksandat Vuçiç për çështjen targave, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell thotë se nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Borrell tha po ashtu se BE-ja ka paraqitur një propozim të cilin e ka pranuar Vuçic, por është refuzuar nga Kurti.

Pas mos arritjes së marrëveshjes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se ka qenë përgjegjësi e të dyja palëve që të gjejnë një gjuhë të përbashkët.


“Ishte përgjegjësia e të dy liderëve për të de-përshkallëzuar urgjentisht”, ka shkruar Stano në rrjetin social “Twitter”.

Borrell është shprehur i zhgënjyer që një marrëveshje nuk është arritur në takimin e të hënës në Bruksel.

“Për hir të transparencës më duhet të them se vëmë para një propozim që do ta evitonte këtë situatë. Vuçiç e pranoi propozimin. Kurti nuk e pranoi.

Pas pothuajse pesë orë diskutime në Bruksel, ka përfunduar takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, por pa marrëveshje të arritur.

Fillimisht, Borrell kishte zhvilluar takime të ndara, njëherë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe pastaj me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe më pas, me fillim në orën 10:00 ka nisur takimi trepalësh që akoma nuk ka përfunduar.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj të shkallëzuar për konvertimin e makinave me targa të paligjshme serbe në ato RKS.

Gjithashtu, më 5 nëntor, Stano në një përgjigje për Albanian Post, iu ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që ta shtyjnë menjëherë, pa vonesa, vendimin për targat dhe t’i suspendojnë masat e shkallëzuara për qytetarët serbë.

“BE-ja përsëri u kërkon autoriteteve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre pa vonesë. Kjo nënkupton zgjatjen e menjëhershme të procesit të ri-regjistrimit të automjeteve dhe pezullimin e çdo veprimi ndëshkues ndaj mbajtësve të targave KM”, theksoi ai për AP.

“Është përgjegjësi e palëve të garantojnë paqen dhe stabilitetin”, nënvizon ai dhe shton se “çdo veprim, si djegia e makinave, ose retorika frikësuese që mund të çojë në tensione, është e papranueshme dhe do të shkaktojë një reagim të duhur nga komuniteti ndërkombëtar”.

Tërheqja përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës, për Stanon, s’është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale por “ka potencialin që tensionet të përshkallëzohen në terren”.
Gjithashtu, ai i ka bërë thirrje Serbisë dhe Listës Serbe që të respektojnë obligimet e tyre dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat që kanë marrë përsipër, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale.

 

6 Komente

  1. I
    Ishi i ZaKaroves

    O Tema po jeni bo si TV Beogradi me....po thujeni edhe ju troc: propozimi i Borrel ishte i turpshem dhe i papranueshem !

    1. E
      Ed

      SHUME E THJESHTE SERBI I THA VARTESIT TE TIJ QE I SHERBEN SERBISE KURTIT DO TA PRANOJ UNE PO MOS E PRANO TI QE VUCIC TE DUKET SI SHQERE.

      1. b
        bora, shiu dhe ramiu

        po te ishte ne te miren e kosoves do pranonte dhe Kurti...qysh thua zoterote....!

        1. m
          miri

          ky cjapi kurti nuk e kupton akoma qe eshte marinete

          1. z
            zhaku i pamposhtur

            Nje bravo te madhe per Albin Kurtin.. nuk kam pare tjeter lider shqiptar si ne Shqiperi gjithashtu edhe ne Kosove qe te guxoje tu pergjigjet me nje 'JO' te prere diplomateve te BE apo USA...prandaj most beni kot gam gam apo mos u mundoni ti hidhni balte pa te drejte Albinit sense ju o jeni gjakprishurit e furrikut te Temes one jeni kodoshat qe hani nga kockat e edi rames..

            1. E
              Ed

              O INJORANTE BRJINI NJE PYETJE VETES PO KU E GJEN FORCEN USHTARAKE KY MUT TE MBROJE POPULLIN E TIJ? KY E DI QE KA NJ MUT KUR VJEN FJALA USHTARAKISHT.

              Lini një Përgjigje