SHBA paralajmëron sërish Albin Kurtin: Retorika që rrit tensionin, e panevojshme!

20 Nëntor 2022, 21:30Rajoni TEMA

 

SHBA paralajmëron sërish Albin Kurtin: Retorika që rrit

Shtetet e Bashkuara thanë se shpresojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje “në ditët në vijim” për çështjen e targave.

Nga Departamenti amerikan i Shtetit thanë për Radion Evropa e Lirë se pajtohen me Bashkimin Evropian që zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe se vënë në rrezik përparimin e arritur në dialog.

Këto reagime të SHBA-së vijnë një ditë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të takohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian mbi çështjen e targave ilegale serbe të cilat përdoren në veri të Kosovës.

“Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet. Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë e dhunës, vënë në rrezik të panevojshëm jetën e personave të pafajshëm dhe të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në terren”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se nga 22 nëntori do të nisin shqiptimin e gjobave prej 150 euro për shoferët në veri që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa ilegale.
Serbët në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjoba, ashtu siç kanë kundërshtuar gjithë vendimin e Qeverisë për targa.

Presidentit i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 20 nëntor se nuk është optimist për në Bruksel.

“Unë do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por po shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë”, tha Vuçiç më 20 nëntor në një intervistë për televizionin Prva.

Ai përsëriti kushtet e Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe anulimin e vendimin për targa.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Më 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kundër formimit të asociacionit njëetnik.

Lidhur me targa, ai ka pranuar më 18 nëntor se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është në komunikim të vazhdueshëm me Brukselin për ta zgjidhur çështjen e targave.

Sipas tij, në ditët në vijim do të shihet nëse do të kenë sukses negociatat e reja.

“Janë 9 mijë vetura me targa ilegale serbe. Kjo është më pak se 10 për qind e veturave që i kanë serbët në Kosovë, kështu që është një pakicë ekstreme e serbëve që janë duke refuzuar këto targa. Kemi pasur një dallim në qasje dhe sekuencim të zbatimit, duke nisur vetëm me qortim”, ka thënë Kurti.

Në shenjë kundërshtimi lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, nga 5 nëntor serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës në katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Edhe kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se 21 nëntori “nuk duhet të na gjejë pa marrëveshje për targat” dhe situatën aktuale të krijuar për targat e ka konsideruar si “krizën më serioze në dhjetë vjetët e fundit”.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Pritjet janë që ato të përfundojnë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Por, pavarësisht disa marrëveshjeve të arritura, qëndrimet e dy palëve mbeten larg.

Serbët në veri ishin bërë pjesë e institucioneve të Kosovës pas marrëveshjes së parë që kanë arritur dy vendet për normalizimin e marrëdhënieve, në vitin 2013.REL/

4 Komente

  1. S
    SADIU

    Më idiot se ky Kurti, Kombi Shqiptar as nuk ka patur, dhe as ka për të patur. Ku është turpi i Shqiptarizmit. Po vazhdoj kështu e la popullin e Kosovës në dorën e fatit. Të kundërshtosh Amerikanët që të çliruan do të thotë që nuk je mirë nga trut e kokës.

    1. B
      Bubuzhel Berati i punesuari Berrishes

      Albin eshte testicule jo funksionale eshte patriot kodoshi e ka gruan Serbe bene populistin genjene njesoje si non grata edhe ky e ka gruan Serbe quhet Sllobodanka e shqiperuar ne Liri .Albini beri bashkimin kombetare flamurin me lara lara e largoje me Vuciçin nuk pranon te takohet bukuria ishte kur 20 koqevare erdhen dhe bene fushate kunder Rames e pa preçedent ne bote e civilizuar .E imagjinoni Rama te shkoje ne koqevari e te beje fushate elektorale kunder bolshevikut Kurti sa turpe po nejse bolsheviku fitoje 124 vota dhe ato nga ata koqevare qe kane perfituar nga gjeneroziteti Shqiperise duke i dhene pasaporte por ta leme bolshevikun te flasim per hipokrizine totale te Vucicit dhe kurtit . Vucici kerkone association per komunat me shumice Serbe ? Po per çfare e do associationin kur ne kushtetuten Serbe kosova eshte pjese e territorit Serbe ? Vetem Vucici e kuptone . Bolsheviku Kurti me hipokrite i ndalone Serbet e koqevarise te levizin me targa Serbe por i lejone te levizin me leter njoftimi Serbe se ajo nuk duket ja tregone policit dhe e vendose ne xhep ky eshte patrioti Kurti qe beri bashkim kombetare une nuk kam pare targo me ( R )po me (i )itali (D) Deutschland( F )France ndersa kurti i RKS kur nuk eshte shtete..

      1. A
        AH

        Albini si spiun i serbit llogarit qe KFOR te largohet dhe Serbia te fuse ushtrine serbe ne Kosove. Ai gabon. Amerika ne asnje varjant nuk tradhton interesat e veta qe ne kete rast eshte Kosova, qe eshte femija i saj. Ne vend te arkivolit per Ameriken, Kurti po pergatit varrin e tij, qe do kethehet nje shurrtore si ndeshkim simbol per te tere tradhetaret.

        1. e
          emigranti

          Kurti kur nxorri vendimin per targat ishte marre vesht me nderkombetaret, madje edhe nese Kurti e shtyn vendimin 10 muaj, cfare premtojne ata pas 10 muajve, apo perseri do te tallen duke i thene shtyje perseri. Pse I kerkohen leshime vetem Kosoves, kur eshte Serbia ajo qe e fryn situaten. Mos ka ndonje traktat te fshehte Amerike- Rusi, se ndryshe nuk spjegohet kjo ngrehje e Vucicit.

          Lini një Përgjigje