Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Kurti dhe Osmani po shkatërrojnë çdo gjë me politikën e tyre të rrezikshme

19 Nëntor 2022, 14:48Rajoni TEMA

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Kurti dhe Osmani po

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni i ka bërë thirrje opozitës për të kundërshtuar politikat e Albin Kurtit të cilat i cilëson si rrënuese dhe Vjosa Osmanit, për të parandaluar rrëshqitjen e Kosovë në izolim të plotë.

Sipas Hysenit, Kurti dhe Osmani me politikën e tyre të rrezikshme po shkatërrojnë çdo gjë që është ndërtuar për 30 vite në Kosovë.

Ai tha se është koha e fundit që opozita parlamentare, PDK, LDK dhe AAK, në rend të parë por edhe ajo jashtparamentare e sociale të rreshtohen qartë dhe pa kalkulime kundër popullizmit neokomunist të Kurtit dhe Osmanit, i cili tha se pozicionimi konformist i Krasniqit dhe Abdixhikut, në pritje të gabimeve rrënuese të Kurtit është i papranueshëm, të cilat i quan si gabime të riparueshme.

Ai ka shkruar se opozita duhet të jetë e qartë dhe të kundërshtojë lojrat mashtruese politike të Kurtit, duke shtuar se dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë duhet të jetë prioritet i çdo partie politike në Kosovë, përndryshe të gjithë do të bien në grackat e politikës diverzive serbe.

Reagimi i plotë:

Krijimi i një fronti të përbashkët opozitar për të kundërshtuar politikat rrënuese të Albin Kurtit dhe noterës së tij Vjosa Osmani është misioni më i rëndësishëm politik e nacional sot. Është thirrje dhe alarm për të parandaluar rrëshqitjen e Kosovës në izolim të plotë. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me politikën e tyre të rrezikshme dhe izolacioniste po shkatërrojnë çdo gjë që me aq mund ëshë ndërtuar gjatë tri dekadave të fundit në Kosovë.

Është koha e fundit që opozita parlamentare, PDK, LDK dhe AAK, në rend të parë por edhe ajo jashtparamentare e sociale të rreshtohen qartë dhe pa kalkulime kundër popullizmit neokomunist të Kurtit dhe Osmanit. Pozicionimi konformist i Krasniqit dhe Abdixhikut, në pritje të gabimeve rrënuese të Kurtit është i papranueshëm. Ato gabime mund të jenë të pareparueshme!

Kosova është shtet, mbi të gjitha falë përkrahjes së pakursyer e vendimtare të botës dhe demokracive perendimore me në krye SHBA-të! Qeveria e Kosovës duhet patjeter të pranojë rekomandimet e partnerëve të vendit tonë që të mos mbetet peng i lojrave me targa. Opozita duhet të jetë e qartë dhe me zë të lartë të kundërshtojë lojrat mashtruese politike të Kurtit. Ndryshe, të gjithë së bashku po futen thellë e më thellë në grackat e politikës diverzive serbe.

Rruga e vetme pëpara është forcimi i partneritetit dhe komunikimi e koordinimi sistematik me SHBA-të dhe vendet tjera të Quintit. Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është dhe duhet të jet prioritet mbi të gjitha prioritet i çdo partie politike në Kosovë.

4 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Ju kosovaret jeni te pa bese ,me kujtohet kur ishin zgjedhjet ne shqiperi ai mister bini erdhi nga kosova dhe votoi kunder Edit .çfar tregoi se ai ka lidhje me salen dhe ilirin lulushin qe ju bene gropen si lulushi me rraportin e dikut si sala qe e furnizonte serbine me nafte si dhe lilua qe i tregovi vjoses si te dobesohet qe te duket trendi. Ju po te jeni komb i mire ngriheni dhe e rezoni mister binin dhe osmanin deri tani keni vetem fjale jo vepra .cfar po ju ben albinua juaj nuk jua ka bere asnje shqiptar .

    Përgjigjjuni
    1. P
      PRISHTINALI

      Qfar flet Kosovaret jan pa bese per juve jon kosovaret:Koqevare magjup ShpermSerbe ShpermTurkut trathtar na Koqovaret ishum kan ma pa vler per ty e shum shok e tu qe menojn ni soj si ti

      Përgjigjjuni
    2. K
      Ka shume te Drejte ishMinistri Jashtem

      Peer kte arsye i sollen Srbet ne Pushtet ne Kosove Dyshen me te shemtuar te Politikaneve ne Ballkan .Qellimishte per te shperbere ate qe Lufta heroike e popullit shqiptare Kosovare me ne krye UCK-n (qe kta e cuan ne Hage me ndihmen e Serbise e Rusise ) dhe kthejne Kosoven ne statusin e meprashme brenda Serbise . Kjo eshte Loja qe luhet prej ardhjes ne Pushtet te Dyshes se Shemtuar e Tradhetare . _Flas per shqiptaret qe kan gjak shqiptari dhe ju dhimbet Kosova dhe Krimet e Masakrat Gjenocidi kunder shqiptareve ne Kosove ,qe cuditerishte ca i kalojne sikur mos te kishin ndodhur dhe mbeshtesin Dyshen shkaterruese te Shtetit te Kosoves . Nqs nuk vepohet me shpetjtesi e maturi nga Patriotet ne Kosove gjithcka ka me e marr lumi

      Përgjigjjuni
      1. I
        I BRENGOSURI

        Kosova është bë për ta vajtuar nga qevrisja e keqe dhe qëllimkeqe. Erdhën me dhunë në pushtet me ndihmen serbo - ruse me premtime mashtrime gënjeshëra deri te shkatërrimi i të gjitha institucionve dhe vlerave kombëtare sidomos të Luftës së lavdishme të UÇK. Për ambicje për pushtet dhe hatër të miqëve të tyre i dërguan në HAG, HEROJT E LUFTES DHE PAQES bashkë me Salih NON GRATA me bashkëpunëtorët tjerë serbomiqtë e tyre. A ka më keq se po na prishin me vëllezerit tanë në Shqipëri, sepse në Kosovë tashmë jemi bë pikë e pesë, Injorimi dhe përbuzja e mikut - SHBA është kulmi i së keqes . SHBA na shpëtoji disa herë nga asgjësimi serbo -rus. Edhe tash prej kur janë pushtet këta të VV miqët tanë me në krye me SHBA disa herë ndaluan invadimin e ruso serbëve nga mendje prishtët etj.etj. Ende pa i shëruar plagët e gjenocidit kjo është politik po na përçanë dhe armiqëson me miq dhe po zbatojnë teorin "sundo dhe shkatërro gjithçka që i takon kombit shqiptar". Çdo të keqe i vije fundi por pasojat mbesin.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje