Vuçiç për planin franko-gjerman: S’e kam refuzuar, as pranuar

20 Nëntor 2022, 15:42Rajoni TEMA

Vuçiç për planin franko-gjerman: S’e kam refuzuar, as

“As se kemi refuzuar, as se kemi pranuar”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku është pyetur për planin franko-gjerman gjatë një interviste në TV Prva këtë të diele.


“Nuk e kam komentuar asnjëherë në detaje, edhe pse përgjigjen e kemi shkruar në letër, po të më pyesni nuk them se e kemi refuzuar, as që e kemi pranuar”, thotë Vuçiç.

Megjithatë, thotë se është i gatshëm të flas për planin e lartcekur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.


“Jemi gati për bisedime. Dhe ne jemi të gatshëm të flasim në bazë të atij plani”, shtoi ai.

Por – kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë theksoi se Vuçiç e kishte refuzuar planin franko-gjerman.

Madje, ai potencoi se situata e krijuar në Veri pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës lidhet ekskluzivisht me faktin se Beogradi ka refuzuar propozimin franko-gjerman.

“Ata e kanë diskutuar këtë propozim në takimin e Këshillit të Sigurisë në Beograd dhe ai është refuzuar në mënyrë unanime. njoftimi u dha nga ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili në të shkuarën ka qenë zëdhënës i Millosheviçit. Ai tha se e kishin refuzuar propozimin franko-gjerman dhe më pas sajuan këtë dorëheqje kolektive nga institucionet tona, të policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë”, ka shtuar ai.

Më 26 tetor, Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka bërë të ditur se detajet e propozimit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi do të bëhen publike shumë shpejt.

“Unë besoj që shumë shpejt pasi të kenë pasur diskutime intensive me të dy qeveritë, ne do të fillojmë të angazhojmë publikun për të kuptuar thelbin e propozimit”, pati pohuar Escobar në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’.

Albanian Post ekskluzivisht me 18 shtator pati publikuar propozimin franko-gjerman, ku tregohej në pika se si është përpiluar një plan për arritjen e një marrëveshje, e bazuar në modelin e dy Gjermanive, e cila parashihte njohje de fakto, por jo eksplicite dhe kishte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda.

Një muaj më vonë, me 19 tetor AP publikoi edhe një tekst me titullin “Grundlagenvertrag apo Plani Gjermano-Gjerman, lexojeni si është arritur dhe si duket Kosova me këtë propozim”, ku shpjegohej në detaje se çfarë është plani gjerman dhe si implementohen pikat e atij plani në rastin e Kosovës.

Në pjesën “Çfarë përmbante marrëveshja për normalizim?”, shpjegohen edhe pikat e marrëveshjesh.

 

1 Komente

  1. T
    Trapi

    Te dy keta dashnore luajne te njejten loje. Vuciqi e ka refuzuar planin franko-gjerman duke deklaruar se Serbia nuk eshte dakort me pjesen kryesore qe eshte qe Serbia te jape miratimin qe Kosova te behet antare e OKB. Nga ana teter ai ka pranuar qe te bisedohet per planin...Kurti ka te drejte kur thote se Vuciqi e ka refuzuar planin. Bile ai ka te drejte edhe kur thote se acarimi i situates ne Veri te Kosoves, behet me qellim qe te sabotohen bisedimet per planin franko-gjerman. Ajo qe stonon me Kurtin eshte se kur i kupton mire gjerat pse nuk bashkepunon me Ameriken dhe ta shtyje vendimin e targave? A nuk i sherben kjo pune Vuciqit per te sabotuar bisedimet kryesore qe jane bisedimet qe Serbia te pranoje qe Kosova te behet antare e OKB? Pse Kurti vepron kunder perceptimit te drejte te situates dhe merret me cikerrima dhe jo me problemin kryesor? Ne thelb per ne "indiferentet" qe nuk jemi fashnore si te Kurtit ashtu dhe te Vuciqit, kjo eshte e njejta loje. Si Vuciqi ashtu dhe Kurti bejne sikur zihen qe te mos merren vesh dhe te kundershtojne Ameriken dhe Evropen. E njejta loje, me te njejtin rezultat! Me kot Kurti fill mbas kesaj na spjegon qe eshte Vuciqi qe acaron situaten, sepse ne telb eshte Kurti qe nuk degjon Ameriken. E vetmja pyetje ketu eshte: Kush eshte bossi. Eshte Kurti apo Vuciqi qe dhjesin mbi planet e Amerikes?????

    Lini një Përgjigje