“Kurti e Vuçiç pajtohen se kriza u konvenon të dyve, ashtu vazhdojnë qëndrimin në pushtet”

19 Nëntor 2022, 15:36Rajoni TEMA

“Kurti e Vuçiç pajtohen se kriza u konvenon të dyve,

Gazeta opozitare serbe, Danas, duke u thirrur në burime diplomatike të afërta me dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, ka shkruar se “askush nuk e ka idenë se si të veprohet në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.


Mirëpo çfarë kanë kuptuar këto burime, shkruan më tej Danas, se tashmë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë pajtuar se kriza në terren u konvenon të dyve në atë mënyrë që të mund të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet.

“Në klimën e krijuar nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, çdo gjë që do të dakordohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të jetë i formuluar mirë në letër, por i pazbatueshëm në realitet, le ta themi një Marrëveshje Brukseli 2”, thonë burimet diplomatike të Danas-it.


“Meqenëse procesi është ekskluziv dhe nuk përfshinë askënd përveç liderët aktual, marrëveshja nuk mund t’i detyrojë as elitat e ardhshme politike t’i përmbahen asaj. Pa gjetjen më shumë se 1 mijë e 600 të zhdukurve, pa folur për të kaluarën, nuk mund të vendoset paqja mes dy popujve”, thonë më tej burimet diplomatike.

Sipas burimeve diplomatike problemi nuk qëndron se kush po propozon zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë, por te liderët e të dy vendeve që nuk kanë një vizion për përmirësimin e marrëdhënieve.

“Si Vuçiç ashtu edhe Kurti, pajtohen se status quo-ja u përshtatet”.

2 Komente

  1. G
    Gjuha Shqipe

    C’fare eshte ‘konvenon’?

    1. T
      Trapi

      Ky koment i Danas eshte nje spjegim i opozites per deklaraten e Vulinit se Kurti eshte spiun. Vulini e tha kete per te paralajmeruar Kurtin qe mos ta dredhi “bythen” shume, ne kuader te perpjekjeve te Kurtit qe midis presionit amerikan dhe detyres se spiunit, te vazhdoje detyren qe mori ne burg…Opozita serbe e di se kush eshte Kurti qe zbaton orjentimet e Vuciqit per te sabotuar bisedimet, prandaj ajo ne kuader te politikes se saj per pushtet i ve si Vuciqin dhe Kurtin ne te njejtin kandar. Populli serb duke ditur te verteten ne kete rast merr inat Vuciqin qe nuk e orjenton Kurtin drejt zgjidhjes por drejt sabotimit…Opozoita serbe me kete rast kundershton shtyrjen e zgjidhjeve dhe acarimet qe behen ne kuader te politikes ruse, sepse opozita eshte pro evropiane dhe kerkon te marre pushtetin me kete flamur …etj… etj…

      Lini një Përgjigje