Bruksel: Fillon me pezimizëm takimi Kurti-Vuçiq

21 Nëntor 2022, 10:55Rajoni TEMA

Bruksel: Fillon me pezimizëm  takimi Kurti-Vuçiq

I PËRDITËSUAR (10:15): Në Bruksel ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti e Vuçiq po zhvillojnë takim bashkë me Joseph Borrell, dhe raportohet gjithashtu se prezent është edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, do të ketë një komunikatë për media.

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e kryediplomatit evropian, Joseph Borrell.

Tash, Borrel ka nisur takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtij takimi pritet të mbahet takimi trepalësh mes Borrellit, Kurtit dhe Vuçiqit.

Pjesë e takimeve në Bruksel është edhe emisari i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit disa herë me radhë kishte vizituar Prishtinën e Beogradin, me qëllim për gjetjen e zgjidhjes për targa.

BE-ja po kërkon nga Qeveria e Kosovës shtyrjen e vendimit për targa për 10 muaj.

Ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borell në Bruksel, raporton Radio Evropa e Lirë.

Borrell i pret në takime të ndara Kurtin dhe Vuçiqin, ku pas përfundimit do të këtë një takim të përbashkët, Borell-Kurti-Vuçiq.

Borell mbrëmë ka shkruar duke thënë se ka thirrur një takim urgjent për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veri të vendit. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se palët kanë nevojë për de-përshkallëzim të situatës.

Ai ka thënë se duhet të ndalen ndalen krizat dhe në vend të kësaj të fillohet avansimi drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Do të thërras nesër një takim urgjent për dialogun Prishtinë – Beograd me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve", ka shkruar Borrell.

Pas takimit me Borell, Kurti pritet të takohet me Vuçiqin.

Qeveria Kurti nuk ka treguar shenja të zmbrapsjes përkundër presionit të shtuar ndërkombëtar ditëve të fundit.

Zëvendësi i Kurtit në Qeveri dhe dialog, Besnik Bislimi, u shpreh edhe qortues ndaj BE-së dhe ShBA-ve për këtë çështje në dy intervista që pati para disa ditësh në vend.

Kur unë pyes (BE-në) se çka ndodh në gusht të vitit 2023 (pas përfundimit të shtyrjes 10 muajshe), nuk ka pasë përgjigje,” – kishte thënë ai.

Në mënyrë të heshtur dhe pa asnjë shpjegim, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë në të cilën bën të ditur se prej datës 22 nëntor do të fillojë gjobitjen e qytetarëve serbë me targa ilegale, dhe jo prej ditës së nesërme siç ishte paralajmëruar më herët (21 nëntor).

Sipas vendimit deri me datë 21 nëntor do të vazhdojë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) nëntor deri me datë njëzet e një (21) Janar 2023, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, sipas vendimit zyrtar Policia e Kosovës do të filloj zbatimin drejt shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi.” - tha Policia e Kosovës dje.

Lini një Përgjigje