Takimi Kurti – Vuçiç, “mundësia e fundit”

21 Nëntor 2022, 10:36Rajoni TEMA

Takimi Kurti – Vuçiç, “mundësia e fundit”

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell do mundohet t’i bind për një zgjidhje rreth targave kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit në Bruksel.

Analistët politik thonë se ky është shansi i fundit jo vetëm dy liderët të gjejnë një zgjidhje, por edhe të tregojnë se janë pro integrimit në Bashkimin Evropian.

Siç pati thënë edhe Borell në konferencë për media, “nëse duan Evropën duhet të gjejnë një zgjidhje evropiane”.

Branislav Krstic, analisti politik serb nga Mitrovica Veriore, thotë për Albanian Post se një marrëveshje mes dy palëve do të ishte e mirëseardhur.

Por, po nuk u arrihet, ai beson se s’kanë faj vec dy liderët, por edhe një pjesë e ndërkombëtarëve.

“Për vendimin e tij për targat Kurti ka pasur mbështetjen e Britanisë dhe Gjermanisë. Për largimin e serbëve të Kosovës nga institucionet, administrata amerikane e toleroi Vuçiç-in, i cili urdhëroi serbët në veri të Kosovës të largohen”.

Kurti dhe Vuçiç do të ketë takime të ndara me Borrell-in dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ende nuk dihet se me kë do të zhvillohet takimi i parë dypalësh, por dihet se si Vuçiç ashtu edhe Kurti do të bisedojnë individualisht me nikoqirët e Brukselit, derisa theksohet se negociatat nuk do të zgjasin shumë dhe se gjithçka mund të përfundojë deri në mesditë.

Ata po planifikojnë edhe një takim trepalësh në Bruksel, por mbajtja e tij varet nga rrjedha dhe rezultatet e negociatave dypalëshe, si dhe nga pëlqimi i dy liderëve.

Ndërsa për analistin politik Gazmir Racin, “është mundësia e fundit ku të dyja palët duhen të dëshmojnë se janë për integrim në BE, duke i zbatuar edhe në praktikë kriteret e Kopenhages për paqe, fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal”.

“Kosova duhet ketë moment kritik të sigurisë në pjesën veriore ta trajtojë me seriozitet dhe bashkërendim të plotë me faktorin ndërkombëtarë, SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Francën”, thekon Raci për AP.

Ai konsideron se në këtë drejtim duhet krijuar mundësinë e tejkalimit të këtij momentumi.

“Duhet të ketë mundësi për diskutime për planin e ri të Brukselit për normalizim të marrëdhënieve”.

“Gjobitja nis më 22 nëntor”

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjobitja për pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Kosovës me targa ilegale do të fillojë nga data 22 nëntor, derisa sipas vendimit të Qeverisë planifikohej që nga 21 nëntori, pronarët që kanë akoma makina me targat serbe në Kosovë, do të gjobiten me 150 euro.

“Nga 22 nëntor deri me datë 21 janar 2023, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Kosovës me targa të tilla ilegale, sipas vendimit zyrtar Policia e Kosovës do të filloj zbatimin drejt shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Më 28 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte vendosur ta zbusë vendimin për targat ilegale dhe makinat që bartin ato, tash e tuje nuk do të konfiskohen, por do të qortohen e gjobitën.

Kurti po ashtu ka paraparë një masë të re, ku do të përdoren targa provuese dhe kjo do të vazhdojë deri me 21 prill.

Pas 21 prillit do të vendoset që të shkohet me targa RKS.

“Për tri javë duke filluar nga 1 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit/gjobës deri me 21 janar. Dhe më pastaj, nga 21 janari, do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas secilës datë me 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, thuhej në deklarimin e Kurtit në mbledhjen e qeverisë.

Kryeministri kishte thënë se ky ndryshim vendimi po vjen, si përgjigje e qeverisë “për ndjeshmërinë e shtuar edhe ndërkombëtare sa i përket paqes dhe sigurisë”./ Albanianpost.com

 

3 Komente

  1. e
    emigranti

    Problemi nuk eshte Kurti qe megjithate deklaron se targat do te qortohen deri me 21 janar, por Vucic qe urdheroi terheqjen e administrates serbe te Kosoves dhe nga ana tjeter ben presion per lufte. Nuk e kuptoj se si hesht Amerika. A mos ka ndonje te fshehte ndermjet emisarit amerikan dhe Vucicit, se nuk shpjegohet ndryshe kjo ngrehje e Vucicit dhe goditjet qe po I ben Amerika Kurtit dhe pse duket se ai ka te drejte deri tek thirrjet ne Amerike te opozitareve te Kurtit. Ky ndryshim I kursit nga amerikanet do te ishte fatal per Kosoven.

    1. P
      Prec Ulaj

      Ketu eshte problemi, qe Amerika po lodhet me Kosoven, sepse ajo nuk po e degjon. Amerikanet punuan per nje zgjidhje Izrael-Palestine, Klintoni ne vitin 1999 qendroi edhe 2 dite extra ne Tokio te arrinte marrveshje, por Palestinezet refuzuan planin Amerikan. Nga ai moment Amerikanet i thane Palestines ne djall te shkoni, dhe territoret Palestineze po pakesohen cdo vit. Nje terheqje te Amerikes, do jete e rrezikshme per fatin e Kosoves.

    2. S
      Shpetimi

      I dashur emigrant, je komplet gabim. Nuk ka asnje ndryshim te kursit te Amerikes por problemi eshte Serbia dhe Rusia qe nepermjete Serbise mundohen te bejne Ballkanin rrumpalle. Ne kete kontekst Kurti vetem sa jep kontributin e tij, duke mos degjuar dipllomacine amerikane dhe ate evropiane. Problemi eshte fare i thjeshte per njerzit normale: ose je me perendimin, ose je me lindjen. Po te jesh me perendimin, do mundohesh te qetesosh situaten. Po te jesh me lindjen do mundohesh ta acarosh situaten. Pikerisht kete ben rusi, serbi dhe Albini. Vuciqi nuk eshte budalle dhe eshte kunder propozimit franko-gjerman, sepse kerkon Kosoven perseri nen Serbi. Kurti ne kete muteri te Vuciqit, jep kontributin sepse nuk merret me kete problem por cdo mengjes leshon nga nje "pordhe te qelbur", sic eshte ceshtja e targave...Qe te mos zgjatem shume po te kujtoj se Kurti keshtu beri edhe ne Rrambuje. Keshtu beri ai edhe me "reciprocitetin". Ne pergjigje te kesaj politike destruktive te Kurtit dhe por serbe, Amerika e rrezoi nje here Kurtin... Amerika nuk degjon fjalet, por shikon veprat... Veprat e Kurtit kane qene gjithmone shtojce e politikes serbe per te shtyre zgjidhjet ne "kalandrat greke", qe eshte strategjia e serbit....Pra nuk eshte se Amerika po ndryshon qendrim. Ajo ka qene dhe eshte pro Kosoves dhe kunder armiqeve te saj. Besoj se me kupton....

      Lini një Përgjigje