A ishte Escobar këtë të hënë në Bruksel?

21 Nëntor 2022, 16:42Rajoni TEMA

 

A ishte Escobar këtë të hënë në Bruksel?

Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mund të ketë qenë këtë të hënë në Bruksel, në takimin disa orësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ndërmjetësit, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Por, siç raporton Danas, nga anëtarët e delegacionit të Beogradit në Bruksel nuk kanë mundur të merrnim përgjigje nëse Escobari, si përkrahës i dialogut të Brukselit, është parë sot dhe kur pritet “ndërhyrja” e tij”.

Dy ditë më parë Escobar në intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet.

Ai theksoi se shprehjet nxitëse që çojnë në dhunë, rrezikojnë drejtëpërdrejtë jetët e qytetarëve të rëndomtë si dhe forcave paqeruajtëse që janë të pranishme në terren.

“Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin. Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë për dhunë, vënë në rrezik të panevojshëm jetët e pafajshme dhe ato të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare që janë në terren”.

Ndyshe, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë se “edhe pas shumë orësh biseda dy palët, Kosova dhe Serbia, nuk u pajtuan për një marrëveshje”.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar pas takimit se në bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e targave, nuk është arritur asnjë marrëveshje

“Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, tha Vuçiç pas bisedimeve disaorëshe, të hënën në Bruksel.

I pyetur përse nuk u gjet një gjuhë e përbashkët, Vuçiç deklaroi se “për arsye të panjohura për mua, nuk arritëm fare të arrijmë një marrëveshje. Pala serbe ishte krejtësisht konstruktive. Ne pranuam tekstet që u ndryshuan dhjetë herë, as shtuam asgjë që nuk ishte e mundur”, pohoi ai.

Tani, meqë nuk është arritur marrëveshje, deklaroi se “na presin net pa gjumë dhe sigurisht shumë ditë të vështira”.

1 Komente

  1. l
    lol

    ishte ne Tunizi =lol

    Lini një Përgjigje