Dështimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, DASH thirrje Kurtit: Duhet të arrihet një kompromis, shmangni përshkallëzimin e tensioneve

22 Nëntor 2022, 10:35Rajoni TEMA

Dështimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, DASH thirrje Kurtit: Duhet

Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën të bien dakord me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë.

Zëdhënësi Ned Price shkruan se DASH i bën thirrje Kurtit për të bashkëpunuar me Borrell dhe Lajçak për të arrirë një kompromis të drejtë.

“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë.

Si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiq do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë paqen e fituar me dekada të vështira në një rajon tashmë të brishtë.

Ne i bashkohemi BE-së për t'i bërë thirrje Kosovës që të pezullojë menjëherë çdo masë të planifikuar që do të përshkallëzonte tensionet, përfshirë vendosjen e gjobave të automjeteve.

Të dyja palët duhet të përmbahen nga ndërmarrja e hapave provokues, të përmbushin detyrimet e tyre sipas Dialogut të lehtësuar nga BE dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.”- thuhet në njoftim.

2 Komente

  1. d
    denis

    Hiqni forcat paqeruajtse nga Kosova dhe shikoni se sa i forte eshte idjoti Kurti dhe lopa Osmani. Keta kafshe po e cojne Kosoven ne humnere.

    1. D
      Detari

      Keshtu eshte kur je sunit, edhe duke ditur se serbia eshte agresori. Ndertoni xhami ju

      Lini një Përgjigje