Dështimi i bisedimeve për çështjen e targave, Vuçiç thirrje serbëve në Kosovë: Të ruajmë paqen

21 Nëntor 2022, 21:24Rajoni TEMA

Dështimi i bisedimeve për çështjen e targave,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se gjatë mbrëmjes do të takojë në Beograd, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Ndërsa, shton se do i kërkojë që të ruajnë paqen.

“Sonte do të kem një takim me serbët e Kosovës dhe Metohisë. Kërkesa është shumë e qartë, të përpiqemi të ruajmë paqen”, tha Vuçiç gjatë një fjalimi të mbajtur pas dështimit të negociatave në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.


Vuçiç ka thënë se nëse do të ketë protesta, ato duhet të jenë paqesore.

 “Duhet të përpiqemi të tregojmë se nuk donim konflikte as për një sekondë. Nëse protestojnë, duhet të protestojnë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Le të bëjmë çmos për të ruajtur paqen.

Ne do të respektojmë kërkesën e (kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep) Borrellit. Nuk do të nxjerrim të reja, dhe as nuk do t'i publikojmë”, u shpreh Vuçiç.

2 Komente

  1. E
    Ed

    AL BINI E VURI FRANCA QE KOSOVA MOS PERPAROJE SE EKANE NJJJJE SERB NE KRYE TE KOSOVES . VUCICI I THOTE KURTIT DO PRANOJ INE PO JO TI. DHE KESHTU SERBI DUKET SI SHQERE.

    1. K
      Koqovari

      Vuçiç thirrje serbëve në Kosovë:" Të ruajmë paqen" - se Kurti dhe Osmani mirë po e bëjnë punën tonë.

      Lini një Përgjigje