Haradinaj: Kurti ta pezullojë vendimin për targat deri në arritjen e marrëveshje finale

21 Nëntor 2022, 21:55Rajoni TEMA

Haradinaj: Kurti ta pezullojë vendimin për targat deri në

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradniaj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të tërhiqet nga vendimi për targat deri në arritjen e marrëveshjes.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thekson se është momenti që dy qeveritë ajo e Kosovës dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje dhe të mos rrezikojnë jetët e qytetarëve.

Postimi i Haradinajt:

I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë.

I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërrasë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situates së krijuar.

Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar.


I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd.

Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve!

2 Komente

  1. O
    O sot o Kurre !

    Per te shmangur Ngercin ku Europa e futi Kosoven un do thoja se Haradinaj ka te drejte , por ne kte Loje te Ndyre qe luhet kunder Shqiptareve nga BE ,e cila kerkon ti lepije bolet Putinit , te revolton Fakti se : Perse i kerkohet ne cdo raste Shqiptareve te nejne Leshime ? Perse e paskan kaq te veshtire Serbet te pranojne ate qe vendos Qeverria e Kosoves dhe perse BE-ja nqs do ti japi fund ktij Teatri te Shemtuar Politike nuk i kerkon Vicicit te pranoje Vendimet e Shtetit Kosovare ?????? Pra me kte dua te them thjeshte se Europa duket qarte se ke favorizon ne kte bla bla bla , dhe ke ve ne pozicionin kritik duke e Treguar me Gishte ,Kosoven , njelloj si bejne Anglezet ne Media qe tregojne me Gishte Shqiptaret "se po i pushtojne " cfar sarkazme qelbur , cfar ironie , cfar pafytyresie . Ka vetem nji Shpetim Kombi jone nqs gomaret andej dhe kendej Kufijve e kuptojne : Bashkohuni perpara se te behet shume vone sepse vetem bashkimi na fuqizon dhe na ben te forte per te perballuar cdo sfide qe Politika e Satanit po sjell ne Ballkan . Ndryshe prisni vdekjen perfundimtare . O sot o Kurre !

    1. B
      Bujar Kanapari

      Kurti po ben gjene e duhur dhe eshte mjaft i qarte. Te gjithe ju po na thoni qe ceshtjen e targave ta shtyjme prape 10 muaj dhe te kthehemi aty ku ishim, ne piken zero. Serbia, nuk ka ndermend ta njohe Kosoven, as Vucic dhe as opozita. Qendrimi i Kurtit, ndan shapin nga sheqeri. Amerika po pati bythe, ti tregoje vendin Serbise. Kosovaret luftuan duke besuar tek Amerika, qe me sa duket po e dredh. Vucic, nuk ndryshon nga Milloshevic.

      Lini një Përgjigje