Liberalizimi i vizave për Kosovën hyn në fuqi në janar të vitit 2024

22 Nëntor 2022, 11:58Rajoni TEMA

Liberalizimi i vizave për Kosovën hyn në fuqi në janar

Bashkimi Evropian ka rritur në konsensus që  liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Siç mëson Radio Evropa e Lirë pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.

Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Paraprakisht, Republika Çeke, e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së, kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.

Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë.

Sot Grupi Punues për Vizat u mblodh dhe pikë diskutimi patën çështjen e liberalizimit të vizave të Kosovës. 

1 Komente

  1. G
    GEZUAR BAFTJAR

    BRAVO ALBINLADENI PO PSE EDHE 2025 NUK ESHTE SHUME LARG. DERI AHERE NGA SKA NGEL NJERI PA PASAPORTE SERBE !!!!

    Lini një Përgjigje