Franca thirrje Kosovës të pranojë propozimin e BE-së për targat

22 Nëntor 2022, 21:50Rajoni TEMA

Franca thirrje Kosovës të pranojë propozimin e BE-së

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të pranojnë propozimin për kompromis në çështjen e targave ilegale serbe, të formuluar nga Bashkimi Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori francez ka thënë se thirrja vlen veçanërisht për Kosovën.

“Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që duhet të mundësojë përparimin drejt marrëveshjes ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë dhe që të dyja shtetet të lëvizin drejt perspektivës evropiane”.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave, në një takim urgjent të thirrur nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Disa orë më vonë, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

4 Komente

  1. s
    sa ne sinkron behet presioni Kosoves

    shume interesant ! Vucicic kundershton gjithcka nga Shteti i Kosoves dhe thote fajin e ka Albini . Shtremberon turinjte para Botes dhe kercenon me Lufte . Dalin figurat e Nato-s te "merakosur" deklarojne : Rrezik per Derdhje Gjaku ne Ballkan ! - Pas gjithe ksaj Reje ngritur larte nga vet Diplomacia e Botes , askiush nuk i Drejtohet Vucicit ,por Albinit dhe duke menduar tashme se Presioni duhet te ket vepruar ke shqiptari - hyjne te tjere ne Loje , si "keshillues dashmires " si ky Francezi dhe i kerkone Albinit te Kapitulloje ndryshe do ket Lufte !!!!!!! _Ja pra kta jane bijt e baballareve qe me 1913 coptuan Harten Etnike te Shqiptareve dhe copat ja hudhen Hienave perreth .Kta jane po sot ata qe vazhdojne te njeten Politike si dy shekuj me pare te orientuar kunder shqiptareve .- S'kam aspak rrespekt per Albinin por ne kte rast ,do tdesha qe ai t'i Refuzoje Vampiret

    1. k
      k

      Shpresojmë që Kurti të jetë kaq trim i çartur edhe kur të plasi lufta me serbinë, dhe mos fillojë zakonin shqkullor shqiptar që fajin e ka Franca,Gjermania dhe Shba.

      1. e
        emigranti

        Sic ka atdhedashes si komentuesi I pare, ka edhe shqiptare qe te paguar ose jo gezohen nese peson ndonje humbje ceshtja kombetare, si ky " k -ja ".

        1. t
          te gjithe ne sinkron kunder Shqiptareve

          emigranti - flm.rrespekt vlla per Mirkuptimin . duhet te ngrem zerin te gjithe bashke ,se ndryshe do gjendemi perball 1913 persri ,sepse Politikat e Satanit na ka kthyer si shqiptare po ne at Raporte qe kemi pasur dikur perball Hienave duke na C'armatosur ne si shqiptare duke na sulmuar me cdo mjet e menyre si dikur _ kur s'dinim se ku ishim .Por sot ,te pakten sot dijme se kush jemi ne Shqiptaret dhe cilet kemi perballe e kjo duhet te na beje Aktive te gjithe . Klm

        Lini një Përgjigje