Analisti dhe aktivisti malazez Ljubomir Filipović, një njohës i mirë i Ballkanit, Kaukazit dhe Azisë qendrore, në një mesazh në profilin e tij Twitter, që ka shkaktuar reagime të forta, shkruan se Kosova ishte nën një administrim të stilit kolonial nga Serbia që nga viti 1912, dhe në Beogradin e viteve ‘80 futi aparteidin e stilit rodezian në të cilin kryetarët e komunave, drejtorët e shkollave, gjyqtarët, oficerët e policisë, nëpunësit publikë rekrutoheshin pothuajse ekskluzivisht nga komuniteti serb.
Ai shton se administrata e Serbisë në Kosovë përfundoi me krime lufte dhe spastrim etnik. Duke shtuar se deri në moshën 14 vjec ai i ka kaluar pushimet në Kosovë, duke vizituar familjen dhe miqtë e mi serbë. Ndërsa sot, thekson ai më tej, shikon se si homogjenizohet dhe zemërohet shoqëria serbe me Albin Kurtin, të cilin edhe liberalët në republikën serbska po e quajnë tani “fashist” dhe “ekstremist”. Pikërisht djaloshi që u burgos nga regjimi i Millosheviçit për pjesëmarrje në lëvizjen protestuese të Kosovës në vitet 1990.
Sipas tij aktualisht po normalizohen sërish të njëjtat narrativa agresive të viteve ‘90 dhe qetësia ndaj Vuçiç që vjen nga Perëndimi, veçse po i ndihmon një ambienti të tillë.
“Për t’iu kundërvënë kërcënimeve të stabilitetit dhe sigurisë nga dominimi i pakontrolluar dhe në rritje i rolit agresiv të Serbisë në politikën rajonale – Do të ishte shumë e dobishme nëse krijonim urë apolitike dhe të shoqërisë civile midis Prishtinës, Podgoricës dhe Sarajevës”, përfundon ai.
Mir e thot ky po Tema flet ndryshe se... Kujt me i besu
Nji shprehje e nji qytetari te vertete Europian qe ka ate qe duhet te ket cdokush nga ne Civil Corage per te treguar Personalitet ne Situata te zymta te shoqerise
Ralle degjohet qe nje SLLAV te tregoje te verteten,eshte per tu admiruar,per sa i perket KURTIT per mendimin tim ka ngelur vetem ne aspiraten e tije per te pare Kosoven SI SHTET TE BARABARTE me te tjeret,por SHQIPERIA e ka lene ne balte,dhe i jep perparsi mardhenjeve te mira me shtetin kriminel SERBINE,duke u lene nje shteg per te haruar krimet e luftes me KROACINE ,BOSNJE-HERCEGOVINEN DHE KOSOVEN.Serbia duhet izoluar dhe jo mbeshtetur.
taso kume-Kosova po ben shume mire qe kerkon qe te konsiderohet si e barabarte per punen e targave, por gabimi i Kurtit ishte mosnjohja dhe futja e Kosoves ne "Open Ballkan", pasi me pranimin e saj ne kete organizim, ku ben pjese edhe Serbia, do konsiderohej nga shumica e shteteve te huaja nje pranim nga ana e Serbise i Kosoves si shtet i pamvarur. Kjo do e permiresonte poziten e Kosoves ne arenen nderkombetare dhe do sherbente si nje justifikim per njohjen e saj edhe nga shtete te tjera europiane qe nuk e kane njohur ate akoma.
...ose e kundërta, se është pjesë e Shkinisë...
se pari, malazezet nuk jane sllave or taso. Se dyti ,Po vure mur me komshiun , ke izoluar edhe veten. Suksese ne jete !
Krah Vuçiçit po i jep Bini, Me sjelljet e Tij prej Spiuni Serb.