“100 dëshmorë i kam në oborr” - Daut Haradinaj: S’ka familje në Kosovë pa dhimbje

18 Tetor 2025, 22:41Rajoni TEMA
“100 dëshmorë i kam në oborr” - Daut Haradinaj:

Në një intervistë për Euronews Albania, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, foli për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, si dhe për tensionet e vërejtura mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj theksoi se përplasjet mes Ramës dhe Kurtit nuk janë të reja dhe se “shkëndijat” mes tyre janë dukur prej kohësh. Sipas tij, Kurti ka gabuar në mënyrën si e ka trajtuar çështjen e UÇK-së.

“E para është se Kurti ka katër vite që nuk e ka frekuentuar Shqipërinë. E ka pak fobi Shqipërinë, pavarësisht sloganit të tij ‘bashkim kombëtar’. Vitin e kaluar ka shkuar në Greqi 27 herë, ndërsa Shqipërinë nuk e ka vizituar asnjëherë gjatë atij viti”, tha Haradinaj.

Kur u pyet nga gazetarja Alba Xhani se si ua shpjegon fëmijëve të tij Luftën e Kosovës, Haradinaj tha se përpiqet të mos i ngarkojë me të kaluarën.

“Mundohem sa më pak t’i ushqej me të kaluarën, sepse detyrimisht i ushqej me urrejtje ndaj një pale tjetër. Por nuk mund t’i iki të vërtetës, pasi kam anëtarë të familjes që kanë rënë dëshmorë gjatë luftës. Që të kaloj tek familja ime, duhet të kaloj tek 100 dëshmorë që i kam tek oborri i shtëpisë. Gjendja reale në Kosovë flet vetë, nuk ka nevojë për shumë shpjegime. 

Nuk ka familje që nuk e ka përjetuar dhunën në një formë apo në një tjetër – jo domosdoshmërisht me gjak. Nuk ka familje shqiptare që nuk ka strehuar një familje nga Kosova. Është një emocion që njerëzit duhet ta përjetojnë vetë, jo për t’u marrë shumë me të kaluarën, sepse tani jemi në një epokë të re. Qëllimi ynë është diçka tjetër. Sa më shumë merremi me të ardhmen, aq më shumë e rrisim vlerën e së kaluarës”, ushpreh Haradinaj.

3 Komente

  1. S
    Sandër Fishta

    Albini nuk është injorant si "ata të UÇK'ës" të bien pre e këshillave të mbrapshta të ramës. Ky ia futi hashimit, meqë tek ai shihte një konkurrent serioz. Iu vërsulë Albinit, por kot së koti. Ai vajti aq larg, saqë projektoi një "kushtetutë për asociacionin e lagjeve me kolon serb", duke tentuar me qëllim ta bosnjizonte republikën dardane dhe t'ia hudhte fajin Albinit. Albini me tiparet e të madhit Fan Noli ngeli stoik ndaj idealeve kombëtare dhe nuk ra në kurthin e edvin panit. Dautit i takon të flasë në emër të UÇK'ës, sepse kontributi i tijë ka lënë gjurmë në lirinë e Dardanisë, por €di vetëm sa flliqet kur ndërhynë.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jon

      Ky "Sandër Fishta"duket që është shpellarrë si malokët e Saliut që nuk e kuptojnë se çfar do të thotë NON GRATA.... Albin Kurti është përçarës i shqiptarisë në Ballkan,ky plerë nuk është i pëlqyer nga SHBA dhe BE..... Ndër kohë Edi Rama gëzon një respekt nga shumica e udhëheqësve në gjith BE dhe këtë e ka treguar koha por shpellarët janë të trashë ....

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iliri

        @sander fishta' eshte se paku nje tru shperlare, jeton me imazhe ne koken e tij. Armikun e shohin mes shqiptaresh ..jo tek ata qe te shkatrruan ,dhunuan e vrane nje popull. Armiku eshte Clirimtari, sepse vete ishte e eshte bashkpuntor me ta.. prandaj duan mjegull qe te mos duken.. Shqiptaret kane te ardhmen perpara.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje