Qyteza shqiptare mbushet me plehra/ Banorët e Tuzit në Mal të Zi protestojnë

18 Tetor 2025, 12:55Rajoni TEMA
Qyteza shqiptare mbushet me plehra/ Banorët e Tuzit në Mal të Zi

10 komuna të Malit të Zi po i hedhin të gjitha mbeturinat e tyre në lagjen Omerbozhaj të komunës shqiptare të Tuzit. Situata është përkeqësuar vitet e fundit, kur Ndërmarrja Publike “Deponia” ka marrë mbeturinat e të gjitha qyteteve të mëdha të Malit të Zi për përpunim.

Në mënyrë të jashtëligjshme, ndërmarrja ka nisur hapjen e gropave të pestë dhe të gjashtë brenda territorit të saj, ndërkohë jashtë saj, në dhjetëra hektarë tokë, në drejtim të banesave të shqiptarëve, janë krijuar vendgrumbullime ilegale të mbeturinave me mbetje të të gjitha llojeve. Banorët thonë se po bëhet e pamundur për të jetuar në tokat e tyre.

Sa herë ka organizim të banorëve që i afrohen këtij vendgrumbullimi gjigant të mbeturinave, pranë tyre vijnë edhe forcat e policisë, ndonëse kjo tokë këtu është pronë publike e qytetarëve të Tuzit.

Eksperti i mjedisit, Luigj Camaj, thotë se hedhja e mbeturinave në këtë formë, 100 metra larg banesave dhe mbi burimet ujore, do ta kthejë zonën në një mjedis të pajetueshëm.

Në mbështetje të banorëve dhe në protesta kanë dalë edhe zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj dhe kryetari i komunës Lindon Gjelaj, teksa ky i fundit vazhdon betejën ligjore dhe institucionale, për të cilën ka paralajmëruar padi edhe në gjykatat ndërkombëtare.

2 Komente

  1. S
    Sebastia

    Jan jetima, nuk kan shtet qe ti mbroje. Shqiptaret jan Palestinezet e Europes.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iliri

      Duke ardhe nga Podgorica per ne Shkoder...Rruga deri prane Komunes Tuzit , e mire me dy kalime...aty kalohet me nje kalim.... Vetem ne nje rrethrrotullim (afer Podgorices) ka sinjal per drejtimin e Shkodres ,pra rreth 15km nga kufiri i Hanit Hotit. Nga ana jone , per te shku ne Podgorice ka sinjalistike nga Rruga e Kombit...rreth 140 km nga kufiri Pra Mali Z(Dhi)i.. ben diferencim. Duhet ditur se shqiptaret kane ecur perpara me te drejtat e tyre kombtare dhe qeverisjen lokale., Vendi yne eshte shume ma liberal se ata. Mendoj se vendi yne vepron drejt..ashtu si vendet tjera ne Europe

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje