Ylli Manjani: Mortja e disa personave si Dick Marty është shpëtim, ai futi helmin mashtrues antishqiptar në axhendat perëndimore

17 Tetor 2025, 10:52Rajoni TEMA
Ylli Manjani: Mortja e disa personave si Dick Marty është

Ylli Manjani ka reaguar për debatin e fundit, mbi Gjykatën Speciale dhe protestat pro UÇK-së.

“Mortja e disa personave është shpëtim për të gjallët.

Një nga këto raste, nga i cili veçanërisht bota shqiptare ka shpëtuar me vdekjen e tij, është Dick Marty.

Asnjëri nga 9 rrathët e ferrit të Dantes nuk e nxë. Duhet shpikur një rreth extra.

Një ngatërrestar, dallaveraxhi, zhumues e mashtrues në dëm të shqiptarëve si ai nuk kishim parë këto vitet e fundit, në kohë paqe kuptohet.

Ai futi helmin mashtrues antishqiptar në axhendat perëndimore. Këto të fundit imponuan gjykata të tipit Nüremberg.

Në fakt, Gjykata Speciale që iu imponua Kosovës është më e keqe se  Nurembergu, sepse ky i fundit dënoi hitlerianët, jo hebrenjtë...

Gjykata Speciale është fatkeqsi institucionale mbi dhé. Një forum plot me Dick Martsa, që  janë të karikuar me mllef antishqiptar. Një gjykatë që s’ka lidhje me proçesin e rregullt ligjor. Me të vërtetën jo e jo.

Ndoshta Kosova duhet ta abrogojë atë ligj që çon qytetarët e saj në skrutinitet anti shqiptar.

Padyshin Republika e Shqipërisë duhet të bëjë më shumë që të delegjitimojë sa me shpejt atë proçes antinjerëzor e antikonventë. I gjithë shteti shqiptar duhet të vihet në lëvizje. Të gjithë politikanët që kanë lobistë personalë, le t’i përdorin për këtë rast se i bëjnë shërbim kombit.

Kjo nuk është çështje pëlqyeshmërie apo jo për personat që janë nën akuza aty, por është çështje dinjiteti kombëtar.

Po jam për protestën e sotme dhe për protesta pa ndalim deri në triumf të llogjikës, të të drejtës, të vërtetës”, shkruan Manjani.

6 Komente

  1. M
    Munika

    Cdo e keqe ka edhe ndonje te mire. Me jete rast pame sa shume antishqiptare ka Shqiperia dhe Kosova. Sidoqofte, ne kushtet e sotme ka ca vecanti qe duhen respektuar. Kemi dy shtete qe ecin ne kahje te kundert, ndaj duhet doemos qe secili te shohe udhen e tij, sa me pak kembime te cdo lloji, aq me mire do jete per te dy

    Përgjigjjuni
    1. d
      deri në bashkimin kombëtar

      Duhet doemos të bashkërendohemi. Sa më shumë këmbime aq më mirë do të jetë. Deri në bashkimin përfundimtar.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Epirioti

        Munika e hengre dhe sot lugen e corbes ... e morre rrogen dhe sot nga serbi russi o ndonje tjeter qe te paguan per te then keto idjotesira... por vetem ti bie ne ate qe shkruan se asnje shqiptare nuk degjon budallalleqet qe thua ti e te tjere si tu qe jane shitur per tre aspra ...

        Përgjigjjuni
      2. S
        Salihi

        Vemjet koqovare u shfaqen ne Shqiperi sa po erdhi fashizmi, mos kerko ma gjate

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trapajane hesapi

          Nuk ecin keto dy shtet ne krah te kunder. Ecen Partia ne kosove kunder interesave te shtetit te kosoves. Al Bin Kurt malazezi eshte pergjegjesi kryesor. Te tjeret bejne lufte per karrike. Sadik Martini, Ai prokurori qe quhet Dik, ka pranuar hapur ne interviste shtypi:-"dosje I kam marre nga dy oficere te zbulimit serb Ne stacionit e trenit ne zyrih". Vetem per kaq ajo dosje duhet mbyllura. Po Lulush bilbilushi hollandez I thote per kete c'eshte? Ka bashkepunuar ngushte me Sadik Martinin

          Përgjigjjuni
          1. P
            Piskuriqi

            Me mllef antishqiptar?? Kush e rrun per shqyptaret mor Amon ??

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje