“Gjykata e Hagës do të përfundojë një hiç” - Fatos Klosi mbron ish-drejtuesit e UÇK-së: Nuk u dhamë asnjë fishek, vetëm informacion

17 Tetor 2025, 10:15Rajoni TEMA
“Gjykata e Hagës do të përfundojë një

Ish-shefi i SHIK, Fatos Klosi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi procesin e Hagës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, një padrejtësi dhe që sipas tij do të përfundojë në një hiç.

Klosi tha se ata nuk kanë bërë asnjë krim.

Duke folur për luftën, Klosi u shpreh se Shqipëria nuk ka dhënë asnjë ndihmë për UÇK-në, por i ka mbështetur duke u dhënë informacione.

“Jemi përballë një padrejtësie. Procesi në Hagë nisi me një akuzë shumë të rënda nisi me hatër pas një vendimi që u mor në Asamblenë Evropiane mbi akuzat e Dick Marty. Akuzat për Shtëpinë e Verdhë ranë dhe tani kanë ngelur keq. Erdhën dy dëshmitarë të mbrojtjes dhe thanë se kurrë nuk i kemi konsiderua terroristë dhe që po bënin krime. Që kanë ndodhur krime në Kosovë kanë ndodhur, detyrën e sigurisë e ka patur KFOR dhe ata s’kanë patur pushtet. Akuzat shkojnë deri në fund të vitit 1999.

Besoj se ata e dinin më mirë se çfarë kishin bërë dhe derisa e aprovuan këtë gjykatë nuk besonin se do të ishin objekt i saj. Ja do ta shohim se në dhjetor kanë premtuar se do ta mbyllet procesi. Unë kam besimin se gjykata do të përfundojë në një hiç se po akuzonin se nuk kontrolluan ushtrinë partizane që të disiplinon ushtarët e tyre. Duhet vërtetuar se janë ata autorët. Nëse janë ushtarët që kanë bërë ndonjë gjë, nuk mund të gjykohen 4 njerëz që nuk kanë tërhequr këmbëzën.

Unë e di se kam biseduar me shumë prej tyre. Sot u diskutua se paska vajtur Rama me helikopter, po ata nuk votuan se u tha Rama, se Kuvendi i Kosovës ka 100 deputetë. Ai mund të ndikonte te Thaçi, bie fjala", tha Klosi. 

I pyetus nëse e kanë thirrur për të dëshmuar, Klosi dha këtë përgjigje: 

"Unë jam takuar me një ekip të Thaçit dhe të Kadri Veselit. Iu përgjigja pyetjeve të tyre dhe në fund më thanë se nëse e shohim të nevojshme që të vish, a do të vish? Po u thashë. Njerëz që janë afër tyre më thonë se nse s’të kanë thirrur deri tani, nuk do të thërrasin.

Thaçi ka ardhur edhe para Rambujesë dhe pas saj ka ardhur zyrtarisht, takonte Fatos Nanon, mori pozitën si kryeministër dhe më pas si president.

Më pas ai takonte edhe Fatos Nanon, por edhe Sali Berishën për të mbajtur distancë, për të treguar se ishin një ushtri që mbante distancë të njëjtë.

Protesta e nesërme nuk ndihmon në procesin gjyqësor, por thotë se opinioni publik është kundër kësaj që po bëhet se ky popull i njeh ata njerëz dhe dhënia e opinionit është i rëndësishëm.

Ne e ndihmuam UÇK-në, dhamë me shërbime partnere, informacionet. Ne nuk dhamë asnjë fishek. Kontributi kryesor i Shqipërisë ishte që nuk i pengoi, megjithëse ishte embargo. Mund ta them me përgjegjësi të plotë se armët ata i blenë. Ne ndihmuan me shërbimet tona partnere”- tha Klosi.  

6 Komente

  1. M
    Ma shpjegon dot njeri?

    S e kuptoj cfare pune ka politika Shqiptare qe merret me Kosoven. .. Kosovaret na urrejne, kush ka pasur te bej me ta e ka ndjere qe i kane prishur pune gjithmone. Edhe sikur te na donin., jane ne nje gjendje aq te prapambetur mendore, sa s i hyjne ne pune njeriu. Duhet ti ndihmojme ne distance, por pa u perzjere shume. Ma shpjegon dot njeri cfare eshte ky fiksim i Rames me ate vend?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      Na shpjego ti fiksimin tend kundert Kosoves!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Ma shpjegon dot njeri?

        Nuk eshte fiksim. Eshte realiteti.

        Përgjigjjuni
    2. s
      saliu duhet te shpallet terrorist

      Fisheke dhe arme ju shiti azem hajdari,dhe tritani me saliun u jepte serbeve nafte per tanket... Ne vend te gjykohet saliu qe ndihmonte serbet per genocid kuner kosovareve,gjykohet thaci qe luftoi per mbrojtjen e kosovet e per tu ber al bin kurtici k/minister

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fieraku

        Qe te jeshe Patriot duhet te jeshe edhe nje "Cike" Labo-Mallakastriot..por pse jo edhe Myzeqar?? Respekt Z.Klosi na Nderove..veten dhe Krahinen qe te Dha Emrin...si dhe Familjen..por edhe Kosova te Respekton dhe Do..sepse e di se kush je....

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pirdhni se liroheni

          O Tos Rrena si more vetem informacione u ke shitur kosovareve kundrejt pageses, ndersa shitja e fishekeve, kallasheve etj. ishin sektor i Azem Hajdar Spiunit, apo jo.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje