Veteranët e UÇK sqarojnë Albin Kurtin: Protesta në Tiranë është e kombit, jo e partive

16 Tetor 2025, 12:24Rajoni TEMA
Veteranët e UÇK sqarojnë Albin Kurtin: Protesta në

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke akuzuar këtë subjekt politik se po përpiqet të politizojë protestën që do të mbahet në Tiranë më 17 tetor.

Në njoftimin e saj, OVL e UÇK-së thekson se protesta nuk ka karakter partiak, por përfaqëson zërin e popullit shqiptar, të veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. “Kjo protestë nuk është e asnjë partie politike, ajo është zëri i popullit shqiptar. Nuk ka forcë politike që mund ta ndalë apo ta përvetësojë këtë zë”, thuhet në reagim.

Veteranët e UÇK-së theksojnë se nuk do të lejojnë që “lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përdoret për interesa partiake”, duke nënvizuar se qëllimi i vetëm është kërkesa për drejtësi dhe ndëshkimi i krimeve të kryera nga Serbia.

“Protesta e Tiranës është protestë e kombit, jo e partive. Aty do të jenë mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet, për të treguar se UÇK-ja është nderi i kombit,” thuhet më tej.

5 Komente

  1. a
    anti anarkisti

    Në Protestën e nesërme në Tiranë, nuk ka vend për kundër kombëtaret prandaj ju VV dhe PD strukuni diku dhe vazhdoni të poshtëroheni duke fyer e share lavdinë kombëtare siç bënë Serbia çetnike.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hakiu

      Protesta e Kombit,kurse UÇK-ja eshte e PDK-se.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baca-Bajram

        Or Haki leshi, po pse more truthar. pse ha mender m#t, po perdor ato pak qeliza gri qe mund te kesh ne koke, dhe mbasi t'i besh llogarit, hape halen te flasesh... Kur eshte krijuar PDK-ja dhe kur u krijua UCK-ja??? A e ke kapacitetin me llogjiken mjerane te kuptosh se PDK-ja e krijuar ne 1999 dhe nuk ekzistonte kur UCK-ja kishte vite qe vepronte prej 1993??? Pastaj te tjerat t'i nuk mund ti kuptosh me ato 2 gram tru qe ke, se me siguri as shkurtimin UCK nuk mund t'a dish se per cfar qendron....!!!??? Kur te mesosh se c'perfaqson UCK-ja atehere mund te kuptosh pse behet edhe qellimin e protestes...

        Përgjigjjuni
      2. A
        Aleko

        Uckk ,pjesa me e nderuar ne kosove dhe mbare kombin ..ajo dha lirin e vendit ..edhe per ty zoti Haki..,nuk eshte vetem e PDK..cpo ndodh me njr pjese te kosoves???Si eshtr e mundur te dalin kunder krereve te kesaj lufte……e pabesushme!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qaniu

          KOMBI HAJDARIT

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje