
Serbia, sipas Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duhet të kërkojë falje për krimet që ka kryer në Kosovë gjatë luftës.
Krimet të cilat, sipas të parit të ekzekutivit, nuk duhen harruar asnjëherë dhe për të cilat duhet kërkuar drejtësi.
Kurti derisa ka folur në konferencën e Lidershipit në Ballkan “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor” të organizuar nga Federata Universale e Paqes, ka potencuar se për t’u arritur pajtimi, duhet bëhet kërkim-falja dhe të pranohen krimet që ka kryer Serbia.
“Gjithçka do të kishte rrjedh tjetër sikur kreu politik dhe ushtarako policor i Beogradit të mos impononte politikën agresive e gjenocidale ndaj shqiptarëve. Për pasojë ndodhi krimi i vazhdueshëm i Serbisë që dëmtoi të dy popujt dhe shkaktoi tragjedinë e katastrofën humanitare”, ka thënë Kurti.
Sipas kryeministrit, ëndrrat për paqe të qëndrueshme shihen aty ku janë përjetuar ankthet e paharrueshme të luftës.
“Paqen e brishtë aktuale dhe paqen e qëndrueshme perspektive e rrezikojnë edhe sot tendencat për konflikt të ngrirë, tendencat për bllokim të gjithanshëm të proceseve të normalizimit, zhvillimit, demokratizimit, afrimit, bashkëpunimit e integrimit si brenda secilit vend ashtu edhe në dimensione euroatlantike e globale, e gjithë kjo për ndërmarrje revanshiste e prapakthyese”, ka shtuar Kurti.
Bubuzhel ke te drejte po ju jeni njesoje si kurtovici mos ti je ndryshe ? Haaa nje mut jeni si krahine multi-etnike
Edhe Kurti e di qe Serbia i ka ça te mira...psh miellin per petulla. E ata qe i hane petullat e kulaçet e Serbise i harrojne kerbaçet qe permendnin ne opozite. Petullat e pushtetit ta heqin trurin. Pastaj edhe kosovaret me Kurtin po jetojne me mire...
Ky Kurti eshte koqe. Ckupton ai me fjalen pajtim? Mos ai mendon qe pasi Vuciqi te thote me fal gjerat do ndryshojne dhe Kosova te kethet ne gjirin e “memes Serbi”? Ketij derdimeni ose i mungon senci pushtetar ose eshte “Buthec” i Vuciqit. Kosova pavaresisht ne se Serbia kerkon ose jo falje , duhet te ndjeki rrugen e pavaresise. Fjalet vene e vine. Interesat percaktojne rrugen e nje pushtetari. Vetem kalamajte i kushtojne rendesi fjaleve. Politikanet i perdorin fjalet per te arritur qellimet, sic ben Vuciqi. Ka edhe nje soj tjeter qe “per fjalen therin djalen “, me te ciliet Vuciqi tall karret…..
GJEJA ME E LEHTE PER ALESANDER VUCIC ESHTE TE KERKOJE FALJE , PO A DO TE JETE E LEHTE PER KURTIN TE KTHEHT NE PREHERIN E SERBISE?