SHBA reagon ashpër pas paralajmërimit të presidentit turk Erdogan ndaj Greqisë

11 Qershor 2022, 08:57Rajoni TEMA

SHBA reagon ashpër pas paralajmërimit të presidentit turk Erdogan

Shtetet e Bashkuara bënë thirrje të premten për shmangien e retorikës tensionuese, pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi Greqinë të çmilitarizojë ishujt në detin Egje, duke shtuar se "nuk po bënte shaka" me paralajmërimin.

"Ftojmë Greqinë të ndalojë armatosjen e ishujve që kanë status joushtarak dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare . Nuk po bëj shaka, po flas seriozisht. Ky vend (Turqia) është i vendosur", tha zoti Erdogan.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet dhe të mbrohet.

“Ne vazhdojmë të inkurajojmë aleatët tanë të NATO-s, Greqinë dhe Turqinë që të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë diplomatike”, tha zëdhënësi.

“U bëjmë thirrje aleatëve tanë të shmangin retorikën që mund të rrisë më tej tensionet. Për Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe Turqia janë të dyja partnere të forta dhe aleate kryesore të NATO-s”, vazhdon reagimi i Departamentit të Shtetit..

Greqia dhe Turqia kanë pasur prej kohësh mosmarrëveshje për çështje si kufijtë detarë dhe pretendimet në Detin Mesdhe, si dhe hapësirën ajrore, emigrantët dhe Qipron e ndarë etnikisht.

Tensionet janë ndezur sërish kohët e fundit mbi ishujt e Egjeut, të cilët Ankaraja thotë se nuk mund të armatosen sipas traktateve ndërkombëtare.

Në fjalën që mbajti ndërsa ndiqte stërvitjet ushtarake turke pranë rajonit bregdetar të Izmirit në Egje, zoti Erdogan i bëri thirrje Athinës që "të shmangë ëndrrat, veprimet dhe deklaratat që do të sillnin si pasojë pendimin" dhe përmendi luftën për pavarësinë e Turqisë në fillim të viteve 1920, kur turqit mundën fuqitë okupuese, përfshirë Greqinë.

"Turqia nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj në Egje dhe nuk do të tërhiqet nga përdorimi i të drejtave të përcaktuara nga marrëveshjet ndërkombëtare kur bëhet fjalë për armatosjen e ishujve," tha zoti Erdogan.

Javën e kaluar Erdogan njoftoi se Turqia po ndalte të gjitha bisedimet dypalëshe me Greqinë për një mosmarrëveshje me kryeministrin grek dhe atë që Ankaraja e quan shkelje të hapësirës ajrore.

Të dy kishin rifilluar bisedimet dypalëshe në vitin 2021 për përmirësimin e lidhjeve pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, por kanë bërë pak përparim.

Ankara thotë se ishujt e Egjeut iu dhanë Greqisë sipas traktateve të 1923 dhe 1947 me kusht që ajo të mos ketë armë atje.

Greqia ka thënë se komentet e Turqisë për armatosjen e ishujve janë "të pabaza" dhe ka akuzuar Ankaranë se ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e saj mbi ta.

Të enjten, Ministria e Jashtme e Greqisë lëshoi 16 harta të cilat tha se "përshkruajnë, në një mënyrë të qartë, veprimet dhe pretendimet e paligjshme, të njëanshme të Turqisë."

Të dy vendet u kanë dërguar letra Kombeve të Bashkuara duke parashtruar pozicionet e tyre rivale në hapësirën ajrore dhe ishujt.

5 Komente

  1. A
    ABC

    Heu brre. Po të jesh në garë i vetëm dhe të përdorësh këtë lloj retorike për të fituar zgjedhjet?!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Polis akademisi.

      Turkoshaku erdogan me ramushin tone byrazer shume shpejt do shkojne ne pidh te semes bashke me. Do kene kohe pastaj ti bien bythes dhe ti futen punes si turku sumes.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hahahahaha

        Pirdh pirdh o kokrra e hajvonit....te shkerdhefsha...Saliun...Anastasin...dhe korin jevgjit te Athines......dhe ty bashke me to o tallamoz 300 o kelysh jevgu.....e ka nda menjen me ju shkerdhy Erdogani...dhe do tju shkerdhej....eshte vetem ceshtje kohe ....si dikur kur mbushet Haremet e Sulltanit 500 vjet....pritni se aty e keni mbas"qafe".....dhe shkoni e qyrravituni....dyerve te Ambasadave te Perendimit sic beni gjithmon kur ju drejtojn....tyten e tankut.....plera popull....buce te ndyra....jevgjiter....

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sulltani karderr

          Gerr’qija me ameriken,janullcartosin dhe qirjet greke si ju,ia merrni ne goje sulltanit,u qin ne te gjitha anet,e provuar ta ndalonit ne 2016,nuk ia arritet,tani mbajeni bithen gjithmone ne pozicion sepse do ua mbaje ne te te futur gjithmone Sulltani,jo per ndonje gje,por eshte karderr dhe u qin rrobt.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Klimax

          Në realitet është Turqia që nuk respekton marrëveshjet ndërkombëtare. Është e llogjikshme që sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit do të mbrohet dhe aq më tepër kur pala tjetër vë në dyshim këtë sovranitet. Si mund të shkeli hapësirën ajrore të një ishulli të banuar grek dhe të kërcënojë se do ndërhyjnë ushtarakisht vetëm e vetëm se në atë ishull ka shkuar për një takim me banorët e tij një ministër i qeverisë greke?!!!! Çfarë kërkon Turqia? Të administrojë dhe të ketë nën kontrollin ushtarak të saj një territor që është nën sovranitetin e Greqisë?!!!!! Turqia prej vitesh ka mohuar sovranitetin e shumë ishujve të pabanuara më larg se tre milje nga brigjet turke që në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare i përkasin Greqisë. Këto janë futur në zona të errëta në axhendën turke dhe kanë çuar në konflikte të përditshme në hapësirën ajrore midis dy palëve. Dhe mbasi e kanë çuar situatën në një casus belli, turqit kërkojnë rishqyrtimin dhe ndryshimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duke nxjerrë axhendën e Mavi Vatan e cila mohon sovranitetin e shumë ishujve të mëdhenj dhe të banuar të Greqisë që nga Lesvos në Egjeun verior dhe deri në Rodos në Egjeun jug-lindor. Në gusht të 2020-ës Turqia me anijen Oruç Reis filloj kërkime në ujrat territoriale greke e mbrojtur nga fregata Kemal Reis, një provokacion i hapur që solli ndërhyrjen e fregatës greke në 12 gusht. Fregata Kemal Reis e dëmtuar nga përplasja u detyrua të kthehej në brigjet turke së bashku me Oruç Reis. Seriozisht nuk fliste dhe para dy vjetësh Erdogan se askush nuk do ndal në të "drejtën" e tij në Egje?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje