4 Korriku/ Ish ambasadorja e Kosovës: S’kemi aleat si SHBA-në, por këtë s’mjafton veç ta themi

4 Korrik 2022, 16:24Rajoni TEMA

4 Korriku/ Ish ambasadorja e Kosovës: S’kemi aleat si SHBA-në,

Kosova njihet si një nga vendet më pro amerikane në botë, por ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, thotë se thjesht ta deklarosh këtë gjë nuk mjafton.

Duke folur për Albanian Post, në këtë 4 korrik që shënon 246  vjetorin e Pavarësisë amerikane, thotë se “Kosova nuk ka aleat më të besueshëm se SHBA-të”.

Gjithsesi, vëren Çitaku, “kjo përkrahje amerikane nuk duhet të merret si e mirëqenë”.

“Ne duhet ta ushqejmë dhe mirëmbajmë çdo ditë, me vepra, jo me fjalë e retorikë boshe”, deklaron ajo për Albanian Post.

Sa për vetë ditën e 4 korrikut, ish-ambasadorja kosovare në Uashington, pohon se “është dita që shënon jo vetëm Pavarësinë e SHBA-ve, por edhe ngadhënjimin e së drejtës mbi tiraninë, por edhe fillimin e ndërtimit të një bote të re e cila në thelb ka idealet e lirisë, demokracisë dhe të drejtës së pakontestueshme të individit për të kërkuar lumturinë”.

Për Çitakun “jashtëzakonshmëria e Amerikës qëndron në faktin se SHBA ka fuqinë për të frymëzuar, dhe mundësinë për të ndërhyrë në mbrojtje të vlerave universale”.

Një nga këto ndërhyrje ishte edhe në Kosovë, kur NATO me shtyrje amerikane u përfshi në luftën e Kosovës, duke bombarduar caqet militare të Serbisë.

Pas 72 ditësh bombardime, Serbia u dorëzua dhe Kosova vazhdoi tutje deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.

Edhe për deklarimin e pavarësisë së Kovës, rol krucial kishte SHBA-ja.

Burokracia evropiane dhe vendimet në shumë nivele e kishin bllokuar procesin, por ishte presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush, i cili në një vizitë në Tiranë pati thënë se “mjaft është mjaft, Kosova duhet të shpallet e pavarur”.

 

1 Komente

  1. P
    Perseri une

    Ti Vlora ke folur drejt, por a i kupton keto Albini. Albini hiqet si lider boteror dhe meson Ameriken dhe Evropen. Ai qe kur ka lindur ka qene orgjinal ne politike. Ai kundershtoi Rrambujene. Ai kundershtoi “shkembimin e territorireve “. Akuza e tij se “shkembimi i territoreve” eshte thjeshte coptim i Kosoves, eshte “mirkuptimi” i Albinit per mbeshtetjen qe jepte Amerika ne ate kohe per ta mbyllur kete kapitull. Po keshtu edhe qendrimi ndaj bisedimeve ne kundershtim me platformen amerikane eshte kontributi i tij ndaj miqesise me Ameriken. Ka ketu edhe gjera me te vogla sic eshte kundershtimi i Albinit ndaj Quintes dhe Evropes. Pra e dashur Vlora nuk eshte koha te flas gjate por konkluzioni eshte se Albini ne marredhenie me Ameriken hiqet si mesuesi me nxenesin apo ne fjalen popullore hiqet si kerrici para gomarit. Pytja zonja Vlora eshte ne se Albini i di keto pune apo te ka udhezuar te pjerdhesh per tu cfryre sic ben Albini qe me fjale eshte patrioti me i math shqiptar qe ne kohen e Nastradinit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje