“7 ditë luftë në Nju Jork”, Vuçiç i tensionuar pas Asamblesë së OKB: Pata bisedime të vështira për Kosovën

29 Shtator 2024, 22:10Rajoni TEMA

“7 ditë luftë në Nju Jork”, Vuçiç i

Aleksandër Vuçiç ka rrëfyer për mediat serbe eksperiencën në punimet e Asamblesë së OKB-së në Nju Jork gjatë javës së fundit, duke i cilësuar si 7 ditë luftë ato të qëndrimit në metropolin amerikan.

Lideri i Beogradit e ka cilësuar javë intensive, atë që e lëmë pas, referuar betejës diplomatike për Kosovën, duke pranuar se ka zhvilluar biseda të vështira në këtë drejtim.

”Ka qenë një javë intensive në Nju Jork. Shtatë ditë luftë për pozicionimin e Serbisë në kuptimin ekonomik dhe politik. Bëmë kontakte të reja dhe të rëndësishme ekonomike, prezantuam potencialin e vendit, biseduam me të gjithë, dëgjuam dhe mësuam nga të tjerët. Kam pasur biseda të vështira për Kosovën. Është në dorën tonë që të vazhdojmë të veprojmë me përgjegjësi, të ruajmë paqen, jetën dhe mbijetesën e popullatës sonë në Kosovë, duke ruajtur shtetësinë juridike dhe politike të Republikës së Serbisë”, tha Vuçiç, raporton A2.

Ndër të tjera, ai është shprehur se në diskutime është folur edhe për pozicionimin e Serbisë në kuptimin ekonomik dhe politik në të ardhmen.

“Ne duhet të sigurojmë interesat tona kombëtare, pavarësinë tonë, sigurinë, të mësojmë sa më shumë, të arrijmë botën. Ajo do të sjellë rritje të jashtëzakonshme për vendin dhe prosperitet për njerëzit. Prandaj duhet t’i shtyjmë gjërat përpara, pavarësisht nga të gjithë ata që do të frenonin dhe ndalonin vendin, për të luftuar shpejt dhe për të mos humbur asnjë sekondë në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë”, u shpreh Presidenti serb. (A2 Televizion)

3 Komente

  1. O
    Open Balkan

    Kush është ai magar që mendon se Vučić është njeri i paqes?

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Llafollogjira të Vuqiqit për konsum të brendshëm, për t'i treguar opinionit serb se ai po ha dynjanë nga ata që duan që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, po ai është i vetmi patriot në Serbi që mund ta përballojë presionin ndërkombëtar, t'i përmirësojë marrëdhëniet ndërkombëtare me të gjitha fuqitë e superfuqitë botërore pa bërë asnjë lëshim. Kjo është e njëjta vrimë fyelli që ai i bie sa herë i jepet rasti.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poezia ime.

        Vuciqi ka platforme te qarte. Hiqet si mik i perendimit dhe udhezon Kurtin ti beje kakerdhi Amerikes dhe Evropes. Edhe Albini ka strategji te qarte. Ai fjalet i ka me helm per perendimin, por patriotike per VV. Veprimtarine e ka te fshehte si zjarri nen bajge. Kjo ben qe asnje nuk e kupton Albinin, pervec Makronit qe si per cudi plasi bomben se Albini eshte i pabese. Ai nuk e spjegoi ne se e kish fjalen per besen shqiptare apo per besen serbe. Ndoshta e kish fjalen per besen Franceze. Bota vazhdon te rrotullohet rreth Albinit. Nrroft Kingi i Math i dardaneve! Koqizmi eshte filozofia jone, prandaj spiunet na rrotullojne aq shume sa po na merren ment.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje