Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, por thotë se këtë po e pengon Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç.
Osmani ka qenë e ftuar në "think tank"-un “Council on Foreign Relations” në Nju Jork ku foli për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, si dhe rolin e saj në arenën ndërkombëtare.
Ajo ka theksuar se bandat kriminale të kontrolluara nga Beogradi që frikësojnë qytetarët serbë në veri të Kosovës, duke përmendur vrasje të politikanëve, djegie të shtëpive e metoda të tjera të frikësimit e shantazhit.
“Duke mos i lejuar serbët e Kosovës që të integrohen në institucionet e Kosovës, ata tentojnë të përdorin të njëjtat instrumente që kanë përdorur në Bosnjë e Hercegovinë.
Ata tentojnë që të shkatërrojnë Kosovën nga brenda. Dhe sa më shumë që serbët e Kosovës nuk integrohen, aq më shumë Serbia do t’i përdorë “argumentet” e Putinit se ne do të mbrojmë komunitetin pakicë.
Në fakt, gjithçka që u intereson është territori. Gjithçka që u intereson është që të shtyjnë përpara planet për aneksim të stilit të Krimesë derisa atyre nuk ia ndjen për të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Osmani.
edhe kjo biba dhe ai gangsteri Kurti bejne bla bla pa ditur cfare eshte Kosovs dhe sa fuqi ka.Keta te dy u prishen me Ameriken dhe shqiperine per te treguar sa te forte dhe tecrendesishem jane dhe kur serbi kercenon kerkon ndihme amerikaneve dhe shqiperise.Po te silleshin ndryshe serbis nuk do ti shkonte ne mendje kjo vje qe thote kjo biba
Me vjen keqe, por kjo vajze (i themvajze, pasi une jam gjysh), flet brockulla dhe eshte turp kush e degjon. Al Bin Kurt Pasha dhe Osmanesha e kane tradhtuar idealin kombetar te shqiptareve tash e 200 vjet me pare, qe eshte Bashkimi me Trungun ame -Shqiperine. Meqwenese kane tradhetuar zgjedhesit qe u kane dhene voten per te qeverisur, nuk e ndjejne fare faktin se kater komunat serbe (me 98% etni serbe) ne veri te Kosoves duhet te administrohen nga Serbia dhe pjesa tjeter te bashkohet me Shqiperine.
Bravo, thjeshte e qarte.
Serbia po ta kishte mendjen vetëm te 4 komunat e veriut do të ishim të fituar. Fatkeqësisht Serbia nuk heq dorë nga Kosova, nga e gjithë Kosova dhe këtë e thotë hapur Vučić dhe të gjithë në Serbi. Ata pak njerëz në Serbi që mendojnë ndryshe, pjesërisht nuk janë serb, pjesërisht janë gjysmëserb. Prandaj Kurti bën politikë të papërgjegjshme për fatin e Kosovës kur bën poteza kundër këshillave të Amerikës që është garantuesja e vetme e pavarësisë së Kosovës.
Me dhimbje kjo, por po duket se Kosova me kambt e veta po vrapon per tu ri-integru ne Serbi. Edhe serbofilet Veton Suroi dhe gegu dardan Kelmendi jane 100% dakord me ket fakt.
ti jeton dhe fluturon ne ajer .nierez me kemebt ne toke nuk mendojne aspak si ty