Policia e Kosovës ka thënë të dielën se një shpërthim ka ndodhur gjatë mesnatës në afërsi të një pike karburanti në qendër të Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.
“Rreth mesnatës, në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit, ka ndodh një shpërthim”, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Elshani tha se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim dhe se njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes menjëherë.
“Rasti cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, theksoi Elshani, shkruan REL.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim, i cili shkaktoi dëme materiale në shtëpizën e pikës së karburantit dhe në disa vetura në afërsi, tha ai.
Në kohën e shpërthimit pika e karburantit kishte qenë e mbyllur për shërbim, sipas tij.
Një rast si ky nuk është i rrallë në veriun e Kosovës në vjetët e fundit.
Për hedhje të mjeteve shpërthyese dhe djegie të veturave është raportuar disa herë në këtë rajon, sidomos në kohën e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.
Zveçani, së bashku me Zubin Potokun, Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin, janë katër komunat me shumicë serbe në veri.
Tensionet në këtë pjesë të vendit kanë qenë kryesisht të larta në muajt e fundit, për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në atë pjesë.
Kosovaret jane te mençur vet, por shqetesimet ne Veri them se kane vetem nje zgjidhje, ate europiane. Komunitete etnike ka ne te gjitha vendet europiane dhe gati te gjitha jetojne ne paqe. Mjafton qe njerezit te studjojne dhe te pranojne ligjet europiane te bashkjeteses dhe magjia kryhet. Kurre mos ti shkoje ne mendje njeriu se Veriu do ti ndahet Kosoves e ti bashkohet Serbise dhe kerkujt te mos i shkoje ne mendje qe komuniteti serb aty do te qeverriset me police e me ushtare siç bente dikur Milosheviçi me shqiptaret.