Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që Glauk Konjufca të jetë kandidat për president të vendit.
Abdixhiku tha se procesi për zgjedhjen e presidentit nuk ka qenë i dakorduar në këtë formë dhe se LDK-ja ka kërkuar një kandidat konsensual, e jo një figurë partiake.
“Ky nuk është proces me të cilin jemi marrë vesh. Kemi thënë që nuk duhet të ketë imponime dhe nuk duhet të ketë kandidatë me librezë partiake. Është thënë që duhet të ketë kandidat konsensual, por kjo nuk duket si konsensus. Gara nuk jep zgjidhje, por vetëm zgjedhje. Presidenti nuk është çështje e një gare partiake dhe as çështje e 61 votave, por e unitetit nacional brenda Republikës së Kosovës”, deklaroi Abdixhiku në një përgjigje për gazetarin e Klan Kosova, Flamur Gajtani.
Sa i përket mundësisë së mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit sot, Abdixhiku tha se LDK-ja nuk ka marrë asnjë ftesë. “Ne nuk kemi marrë ftesë për seancë dhe përderisa nuk kemi marrë ftesë, nuk mund të supozojmë nëse do të ketë apo jo një të tillë”, tha mes tjerash ai.
Kosova duhet te shkoje perseri ne zgjedhje cdo vit nga dy here, derisa te bejere Kurti ose LVV te shpalle ribashkim ne Serbi!
Kurtovitç Cerrngorasi mashtrues oridiner , fliste per bashkim kombetar, bashkim me token âme , por ky e kishte bashkim kombetar me néné Serbi...... Megjithese nuk e dua kete komunist , duhet te kaloje ne zgjedhje per te eleminuar Rapush Haradinaj sic eleminoje Fatmir Teneqen e Nismes dhe me vone duhet te nxjeri nga sistemin LDK serbe Kjo krahine duhet te kaloje ne bipolarisme me dy parti , e majte VV e djathte.m PD...partite e tjera jane gjakpirese e sistemit . Shqiptaret jane te majte dhe fitoren e ka te lehte..
PËRCARËS, ARMIK.