Putini “u bie daulleve të luftës” në Ballkan, Rusia kundër aleancës shqiptaro-kroate: Faza praktike afër

4 Mars 2026, 19:40Rajoni TEMA

Putini “u bie daulleve të luftës” në Ballkan, Rusia

Rusia “u bie daulleve të luftës” në Ballkanin Perëndimor. Ministria e Jashtme në Moskë po kërkon që të justifikojë ndonjë agresion të mundshëm të Serbisë, duke pretenduar se aleanca ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë do të kalojë së shpejti në fazë praktike.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, u shpreh: “Do t’ju kujtoj se një vit më parë, Zagrebi, Tirana dhe Prishtina nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak në fushën e sigurisë. Gjatë asaj kohe, u miratuan një sërë masash të gjera për formimin e një blloku ushtarak nën-rajonal dhe tani po fillon faza praktike”.

Zyrtarja e lartë ruse konfirmoi faktin se Moska i ka monitoruar nga afër lëvizjet ushtarake të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, shkruan A2.

“Ata do të rrisin bashkëpunimin operacional midis ushtrive të tyre, për të blerë së bashku armë, dronë, sisteme mbrojtjeje ajrore, armë antitank dhe shumë më tepër”, u shpreh Zakharova.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme konfirmoi se Rusia është e alarmuar nga luftimi i ndikimit dashakeq të vendeve të treta, përfshirë kërcënimet kibernetike, nga treshja në fjalë, por sërish u mor me Kosovën, duke pretenduar se me krijimin e ushtrisë po shkel rezolutën 1244.

“Ndjenja antiserbe e projektit kroato-shqiptar është e dukshme dhe Beogradi me të drejtë po ngre alarmin, duke kuptuar rrezikun e plotë të përhapjes së një komponenti armiqësor të sigurisë në kufijtë e tij”, tha Zakharova.

Zyrtarja ruse mbylli reagimin e saj me një thirrje drejtuar perëndimit që të veprojë përpara se të jetë tepër vonë për të ndaluar garën e armatimeve. Por ajo nuk ka përmendur në asnjë moment se Serbia është vendi më i armatosur rëndë në Ballkanin Perëndimor dhe se vazhdimisht kërcënon Kosovën me luftë. Zakharova pati dhe një kërkesë për qeverinë në Kosovë për të liruar një shtetas rus dhe dy të tjerë nga Bjellorusia që hynë ilegalisht në territorin e saj. (A2 Televizion)

8 Komente

  1. R
    Rusia armik i popujve te Ballkanit

    Rusia po shkaterron prej vitesh nje komb te tere (Ukrainen) dhe gjen 'moral' te shikoje frike nga aleanca Shqiptaro-Kroato-Kosovare. Kur ka sulmuar Shqiperia Serbine? Kur ka sulmuar Kroacia Serbine? Kur ka sulmuar Kosova Serbine? ASNJEHERE! E Kunderta ka ndodhur. Serbia i ka sulmuar dhe vrare te gjithe kombet dhe shtetet e tjera te Ballkanit. Prandaj kjo qe ben Rusia eshte e pamoraleshme, eshte cinike, eshte nje perpjekje per t'u futur ne Ballkan (ne ane te Serbise) dhe per te kercenuar popujt e Ballkanit. Armatosja e ketyre vendeve eshte mese e justifikuar, duke patur parasysh historine e Serbise me vendet e Ballkanit. Serbia ka fituar, sidomos kunder shqiptareve pikerisht me armatimet me moderne te marra nga Rusia dhe me vullnetaret ruse qe kane luftuar per pansllavizmin dhe interesat e tyre. Rusia eshte armik i popujve te Ballkanit dhe Serbia ka gjetur nje mbeshtetes tek Rusia.

    Përgjigjjuni
    1. v
      vezhguesi

      Po mire more njeri i mire si do ti te thote Rusia se kane bere gabim qe kane sulmuar Ukrainen? Edhe Serbine nuk kane se si ta shajne se agresiviteti i Serbise ju sherben vete ruseve qe te destabilizojne Ballkanin. Leri te have mut sic kane ngrene gjithe keto vitet e fundit se fuqi te bejne me shume nuk kane.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fajin e ka indirekt edhe BE

      Shqiperia duhet te jete gati per gjendje te jashtezakonshme. Falangat e Saliut po koordinohen per tiu bashkuar nje aleance ushtarake Ruso-Serbe per pushtim "demokratik paqesor" te Ballkanin. Instrumenti kryesor qe ata kane filluar te perdorin ne shqiperi eshte drejtesia e re e Saliut dhe Brukselit. Qeveria jone duhet ta prezantoje me fakte tek Usa kete situate qe po rreshket ne Tirane.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hamleti

        Me shpirtin e Saliut del e puthet Rama me Vucicin. Prej teje e kuptova. Sa mendjehollë si muti që na qenke. Hale, Saliu - Rama, le të mbetet punë e tyre. Përcarës kombi je ti, minush. Sa për Rusinë, plasëshin nga vreri!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Si ty dhjet ka njo Rama cdo mjes o Hamlet

          Hamlet, na thuj dicka me mend, mos shkruej vetem me bythe!

          Përgjigjjuni
      2. L
        Loro

        Ehe ehe, po ju afron ora qelbesira, vazhdoni shani Ameriken tani qe godet nje shtet terrorist.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bobi

          Neve kemi cdo te drejte si cdo vend i planetit qe do vazhdimesine e shtetit dhe kombit nder vite dhe shekuj, te blejme armatime dhe te bejme aleanca te dobishme ne perputhje me te drejten nderkombetare. Juve edhe kur e deshnit Shqiperine, e deshnit se Titoja e ndrodhi bishtin nga Perendimi. Se ju jeni komb i pashoq. Cili vend ju do per ate qe ne te vertete jeni dhe jo per interes? Askush! Ju shitet Armenine per 5 aspra tek Turqit dhe do vij dita qe do e shisni Kosoven per te marr Ukrainen. Dikur, ne 1999, shitet Kosoven e shenjte per Serbet per 5 aspra tek Amerikanet (per nje kest te FMN-se per te paguar rroga dhe pensione). Serbia poashtu eshte nje vend i pashoq. Nje vend qe miqesite nuk i nderton nga respekti i ndersjelte, por nga interesi financiar dhe urrejtja e perbashket. Edhe sikur Kroacia, Shqiperia dhe Kosova te mos ekzistonin ne Ballkan, Serbia do grindeshe me Rumunet, Bullgaret dhe Greket. Kjo eshte natyra e juaj sllavoprimitive. Njesoj si puna e Trampit qe tha: "e vrava para se te me vriste" edhe ju keni obsesion dhe fiksim sikur do ju vrasin ne mes te nates dhe flini me pushke prane jastekut. Mos kini merak, Zoti e jep te drejten atij qe i takon heret a vone!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dashi

            Mirë o bobi , mirë . Prit nga Zoti ti . Ato vëndet islamike e arabe , kanë 1500 vjet ( qëkur lindi islami) , që çdo gje e presin nga Allahu dhe i kanë dhënë në këto 25 shekuj , vetëm xhami e minare njerëzimit . Ndërsa kristianët nuk presin nga Zoti , por punojnë , mësojnë , shtyjnë përpara rrotën e historisë dhe zhvillimin njerëzor , prandaj shkenca , kultura , arti , sporti , universitetet , nobelistët , armët , fuqinë e çdo gjë në këtë botë , e kanë pronë të tyre . Ndërsa islamikët , edhe sot kur bota ecën përpara me hapa vigane , ata jetojnë sipas mësimeve të pjerdhura të një libri , i shkruar 15 shekuj përpara .

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje