
Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Kosovës, Haki Abazi, i cili ka qenë edhe zv.kryeministër i Albin Kurtit, është zyrtari i parë i mazhorancës në Kosovë, që ka folur pas publikimit të variantit për asociacionin e komunav serbe të nxjerrë në të gjitha mediat e rajonit.
Abazi, Siç shkruan Nacionale, ka mohuar se draft-statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i cili është publikuar dje, është propozim gjerman.
Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të pranojë asnjë asociacion që shkel Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“Nuk ka propozim gjerman, nuk mund të ketë asnjë propozim me emra të tjerë. Në fakt ka vetëm një propozim është asociacioni i komunave i cili duhet të formohet bazuar në ligjet ekzistuese të vendit. Nuk ka asociacion që mund t’i kalojë ligjet dhe kushtetutën e vendit. Nuk mundet një shtet që ka bërë gjenocid në të kaluarën të vendosë kushte për qytetarët e Kosovës. Do të duket qesharake që një shtet që ka vrarë fëmijë e gra tenton të jetë garantues demokratik i të drejtave të serbëve në Kosovë, kjo është paradoksale”, ka thënë Abazi, në një konferencë për medie.
Asosacioni eshte per ta kthyer Kosoven ne nje shtet te deshtuar si Bosnja Keta jane pro Serbise
Nuk ka rruge tjeter: komunat serbe ne veri te Kosoves t'i bashkangjiten Serbise dhe pjesa tjeter e Kosoves te bashkohet me Shqiperine.